Eksperti i ekonomisë tregon nëse Kosova do ta tërheq vendimin për taksën 100 për qind

Politika

Eksperti i ekonomisë tregon nëse Kosova do ta tërheq vendimin për taksën 100 për qind

Nga: N.H Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 22:17
Qeveria Haradinaj

Njohësi i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar kërkesat e vazhdueshme të bërë nga ana e Serbisë si dhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për ta tërhequr vendimin rreth taksës 100 për qind për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Kadriaj ka thënë se tashmë Serbisë i është bërë e qartë që tani e tutje çdo veprim në dëm të Kosovës do të kthehet me një kartë si kjo.

“Vendosja e ka arrit efektin, pamarre parasysh sesa do vazhdoj në raport me Serbinë si në aspektin e politikë, ekonomikë. Serbisë i është bërë e qartë që tani e tutje çdo veprim në dëm të Kosovës të kthehet me një kartë si dhe në aspektin ekonomikë çrregullimin tregtarë në Serbi si dhe pakënaqësinë e bizneseve serbe ndaj institucioneve të tyre. Më ketë dua të përkujtoj që si asnjëherë më parë një president i Serbisë mban konferencë për media në orët e para të mëngjesit duke i lutur palën shqiptarët në ketë rast institucionet e Kosovës që të heqin barrierat sepse duhet e na kuptoni me ketë Serbia ka njohur fuqinë e institucioneve të Republikës së Kosovës duke u gjunjëzuar”, ka thënë Kadriaj.

Njohësi i ekonomisë me tej ka thënë se dorëheqja e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë vetëm çka do e rëndoi pozitën e serbëve në Kosovë.

Image
Mustafë Kadriaj

“Mendoj se dorëheqja e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë vetëm çka do e rëndoi pozitën e serbëve në Kosovë sepse popullata serbe është duke u instrumentalizuat nga politika e Beogradit përderisa në Kosovë kanë të drejta si në asnjë vend të botës kur flasim për minoritete. Me ketë dua të potencoi taksa doganore 100 për qind ka arritur efektin e vet”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

Ai në fund ka potencuar se Kosova me ketë vendim i ka bërë të qartë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare që tani e tutje duhet të trajtohemi barabartë si shtet funksional.

“Pra tani e tutje Kosova i ka bërë të qartë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare që tani e tutje duhet të trajtohemi barabartë si shtet funksional përndryshe aq sa jemi shtet qe promovojmë paqe dhe stabilitet kemi mundësi që të krijojmë situata që dëmtojnë shtetet kur është fjala në mbrojtje të interesit shtetëror dhe ekonomikë”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur të mbajë në fuqi taksën prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të hequr tarifat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat