Publicisti, Haki Abazi në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se deklarimet e fundit të kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Thaçi për shkarkime të dy anshme burojnë nga një armiqësi e vjetër.
Sipas tij, Thaçi është i interesuar që të dërgojë njerëzit tjerë në Gjykatën Speciale dhe nga lista që ka mbetur sigurisht që Veseli është një prej tyre për të arritur kuotën e gjykatës.
“Kjo është një armiqësi e vjetër dhe nuk habitem por Haradinaj ka bërë një gabim strategjik duke hyrë në koalicion me PDK-në e Thaçit, por mund të këtë një fitore taktike duke e u lidhur me Veselin për te shpëtuar veten dhe Veselin nga kurthet e Thaçit. Thaçi është i interesuar që të dërgojë njerëzit tjerë në Gjykatën Speciale dhe nga lista që ka mbetur sigurisht që Veseli është një prej tyre për të arritur kuotën e gjykatës. E gjithë beteja me Thaçin është se kush do të shkonte eventualisht në Gjykatën Speciale dhe e dimë nga e kaluara që ata që kanë më pak pushtet politik brenda partive të dala nga lufta është potencialisht në rrezik më të madh”, ka përfunduar Haki Abazi