LDK bën homazhe te varri i presidentit Rugova dhe te kompleksi Memorial në Prekaz

Aktuale

LDK bën homazhe te varri i presidentit Rugova dhe te kompleksi Memorial në Prekaz

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:06
Pamje nga homazhet

Sot, kryesia e LDK-së për nder të 28 Nëntorit kanë bër homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në emër të Kryesisë së LDK-së, sekretari i përgjithshëm z. Ismet Beqiri përkujtoi punën e palodhshme të Presidentit Historik për afirmimin e çështjes së Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare dhe çlirimin e Kosovës. Si projektues i pavarësisë së Kosovës Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, fatkeqësisht, nuk arriti ta përjetojë shpalljen e pavarësisë në 2008. Puna, vepra dhe zëri i tij edhe sot po i mungojnë Kosovës.

Poashtu, me rastin e 28 Nëntorit, kryesia e LDK-së bëri homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz në nderim të veprës sublime të Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në vendin historik në Prekaz, kryesia e LDK-së u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Në emër të kryesisë, Ismet Beqiri ka uruar Rifat Jasharit Festën e Flamurit dhe ka theksuar veprën heroike të Familjes Jashari, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Komandantit Legjendar në rrugën e çlirimit të Kosovës.

Ndërsa, Rifat Jashari në emër të tij dhe të famijes, falenderoi kryesinë e LDK-së për vizitën dhe nderimin për Komandantin Legjendar, familjen dhe bashkëluftëtarët, si dhe ka përçuar mesazhe bashkimi në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët.

Akti i flijimit të Familjes Jashari për lirinë dhe pavarsinë tonë është shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja për ta dashur, ndërtuar dhe fuqizuar shtetin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat