A u shua SHIK-u, kush e financoi, a kreu vrasje...? Pyetjet që Kadri Veseli duhet t’i përgjigjet!

Politika

A u shua SHIK-u, kush e financoi, a kreu vrasje...? Pyetjet që Kadri Veseli duhet t’i përgjigjet!

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Kadri Veseli, foto ilustrim

SHIK-u është një organizatë e dalë nga lufta, por që nuk dihet aq shumë për të sepse çdo gjë rreth tij është enigmë, sekrete me shumë pikëpyetje të pa sqaruara deri më sot.

Flitet shumë për të gjatë gjithë pasluftës. Kanë mbetë shumë çështje rreth tij pa u sqarua siç janë, cili institucion e formoi, cilat ishin detyrat e tij, kush e financonte, kujt i ka shërby, kush ua paguante pagat, e shume pyetje te tjera që deri me tani askush nuk i ka sqarua.

Por në opinion ekziston mendimi dhe bindja se SHIK-u ka vepru nën ombrellën e PDK-së.

Profesor Dr. Binak Maxharraj thotë se, për SHIK-un ekziston një opinion jo fortë i lavdishëm, sepse mendohet se është marrë me punë të liga, bile dyshohet se ka bë edhe vrasje të ndryshme, por që deri më tani asgjë nga këto nuk është vërtetua.

Ai shton se, SHIK-u ka vepru në ilegalitet të plotë, i padukshëm, i maskuam, por parasegjithash ka qenë në shërbim të PDK-së dhe jo të Kosovës, pasiqë nuk është sqarua asnjëherë subjektiviteti i tij institucional shtetëror.

“SHIK-u veproi në ilegalitet të plotë edhe pas luftës në Kosovë për disa vite më radhë. Nuk dihej as kush e udhëheqë, por gjithësi në opinion ekziston një ankth dhe trishtim nga kjo organizatë fantome, ilegale dhe jo institucionale”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“U bënë shumë vrasje pas luftës në Kosovë, njerëzit me maska i rrëmbenin njerëzit ditën e natën që kurrë nuk ktheheshin. U vranë edhe shumë aktivistë të LDK-së, çfarë LDK-ja shpesh e ka drejtuar gishtin te SHIK-u. Por asnjëherë nuk ndërmori ndonjë tentim serioz për zbardhën e tyre. Bile edhe në Parlamentin e Kosovës shumë deputet e kanë drejtuar gishtin kah Kadri Veseli për vrasjet e pasluftës qe dyshohet se i ka bë SHIK-u. Tri-katër vitesh pas luftës edhe zyrtarisht SHIK-u u shpall inekzistent se e pushon punën, anipse nuk dihej se kujt i ka shërby deri më tani. Shuarjen e tij e bëri kryetari Kadri Veseli i cili për të gjitha këto vite veproi në fshehtësi. Por, në opinion ekziston mendimi se SHIK-u anipse është shua zyrtarisht ai edhe sot e kësaj dite vepron në ilegalitet të plotë, se është sistemua gati në të gjitha institucionet e shtetit”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, edhe pse SHIK-u ka vepru gjatë luftës edhe pas luftës të cilit i atribuohen shumë vrasje të pa vërtetuara ai asnjë herë nuk u hetu zyrtarisht.

“SHIK-u nuk mund të hetohet, s’ka shanse që kjo të ndodhë derisa janë në pushtet njerëzit që edhe e kanë formu, derisa e kemi një drejtësi çfarë e kemi të kapur edhe nga Politika, por edhe nga SHIK-u. Por, megjithatë pati tentim që SHIK-u të hetohet. LVV në dy raste tentoj ti mbledhë 40 vota të deputeteve, por në të dyja rastet tentoi, sepse si për çudi LDK-ja së cilës edhe iu janë vrarë shumë aktivist nuk u tregu e gatshme  që ta bëjë një gjë të tillë. Kjo edhe është pa si e dyshimtë nga qytetarët. Por, edhe sikur të formohej Komisioni Parlamentar për hetimin e SHIK-ut, kjo punë nuk do të kishte kurrfarë suksesi duke e ditur që njerëzit që e kanë formu janë hala në pushtet”, thekson ai.

Dr. Maxharraj pohon se, duhet pritur kohë më të volitshme atëherë kur kjo kastë politike të largohet nga pushteti, vetëm atëherë ka kuptim të hetohet SHIK-u, të shihet qartë puna dhe veprimtaria e tij.

“Dhe pasiqë të hetohet do të dalë në pah puna dhe veprimtari e SHIK-ut, pjesëmarrja apo jo në krime të ndryshme që dyshohet që i ka bë. Dhe hetimi i SHIK-ut duhet dhe do të ndodhë herdokurdo, sepse siç thotë populli gjaku nuk thahet nuk humbë, dhe se kryesit e veprave do të dalin para drejtësisë”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat