Paralajmëron eksperti i sigurisë: Situata mund të eskalojë mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Situata mund të eskalojë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Hajrullah Tërnava

Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë Lorenzo D’addario me rastin e marrjes së udhëheqjes nga komandanti në largim i KFOR-it General Salvatore Coucci, ka thënë se Situata në veri nuk është e qetë dhe se preferonë të kemi dialog paqësor.

Këtë deklaratë të Lorenzo D’addario, e ka komentuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili për “Bota sot” tha se situata në Mitrovicë mund të eskalojë në bazë të situatës politike.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kufijtë e territorit të Kosovës i siguron dhe garanton KFOR-i sipas marrëveshjes se Kumanovës të arritur mes Amerikës-NATO dhe Serbisë të vitit 1999 në Kumanovë. Tani në situatat politike të krijuar kohërave të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, kjo çështje është tensionuar dhe në këtë situatë në të cilën gjendemi edhe çështja e sigurisë mund të eskaloj në përmasa të mëdha deri te incidentet luftarake. Duke e pa dhe njohur situatën reale Komandanti i KFOR-it në Kosovë Lorenco D‘addario, ka vlerësimet e tija që e vlerëson se situata e tanishme është e paqetë që nënkupton se edhe mund te eskaloj, prandaj Komandanti kërkon që mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë të zhvillohen dialogë që kjo situatë të mos të jete si tani aq e tensionuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, pavarësisht se Kosova i mbushi 10 vite si shtet, Serbia ende propagandon dhe lobon kundër saj.

“Këtë të thënë të Komandantit Lorenco e argumenton edhe vetë fakti i situatës në të cilën tani gjendet Kosova. Pavarësisht bisedimeve të gjata që shtate vite që i udhëhoqën udhëheqësit e dy shteteve me ndërmjetësimin e BE, ato nuk i dhanë frytet e veta. Pavarësisht se Kosova me 17.02.2008 shpalli Pavarësinë e saje dhe këtë Pavarësi e njohën deri tani 116 shtete të botës, dhe konfirmimin e kësaj Pavarësie e argumentoj Gjygji Ndërkombëtar i Drejtësisë (GJND) për të cilin kundërshtimin e kishte bërë vetë Serbia. Njëri ndër kushtet e rëndësishëm që u arritë gjatë bisedimeve mes dy shteteve, ishte mos pengimi i asnjërit shtet gjatë rrugëtimit apo anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare apo drejt BE. Një gjë e tillë nuk iu përmbajt Serbia dhe beri çmos duke lobuar për mos anëtarësimin e Kosovës në dy raste në INTERPOL dhe një here në UNESKO por edhe bëri pengesa të mëdha në mos njohjen e pavarësisë te Kosovës nga ato shtete qe ende nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe ndaj atyre shteteve qe e njohën pavarësinë e saje por qe e terhjekën njohjen e tyre rreth 10 shtete”, është shprehur ai.

Tërnava thotë se politikanët në Kosovë duhet ta marrin seriozisht deklaratën e komandantit të ri të KFOR-it.

“Situata politike është e trazuar dhe mund te eskaloj edhe në konflikt më të gjerë. Këtë shqetësim të Komandantit të KFOR-it, politikanët që e udhëheqin Kosovën, duhen ta marrin seriozisht dhe të bëjnë çmos që t’i kontribuojnë qetësimit të situatës, që mos të vjen deri të më e keqja e përgjakshme, e sidomos te konsulltohen edhe me miqtë tonë që na ndihmuan të çlirohemi gjatë luftës, sepse kjo qasje e Kryetarit te Kosovës, mund të prodhoj efektin domino në shumë shtete të Ballkanit, që tani janë multietnike dhe me shekuj nuk janë bërë zgjidhje të duhura që njëherë e përgjithmonë etnit të jetojnë në trojet e tyre natyrale, e jo si deri me tani qe vetëm shqiptarët janë të ndare ne gjashtë shtete të ndryshme”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat