Media gjermane: "Ku nuk ka dëshmitarë, nuk ka as hetime", a po dështon Gjykata Speciale?

Politika

Media gjermane: "Ku nuk ka dëshmitarë, nuk ka as hetime", a po dështon Gjykata Speciale?

Nga: Fitim Dika Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:52
Ilustrim

Gjykata Speciale e Kosovës duhet të hetojë ish komandatët e UÇK-së të dyshuar për krime. Bëhet fjalë për krime ndaj njerëzve, duke përfshirë vrasjen, dhunimin, eleminimin, përdhunimin seksual ose edhe trafikim të organeve. Mbi të gjitha këto krime kanë ndodhur në territoret me shumicë shqiptare, të cilat ranë menjëherë nën kontrollin e UÇK, shkruan media gjermanofone “ARD-Wien”.

Viktimat kanë qenë civilët serbë dhe shqiptarë, por gjithashtu edhe romë të cilët sipas UÇK-së kanë kolaboruar me ushtrinë serbe. Deri tani Gjykata e Haagës nuk ka ngritur ecuri penale. Ekspertët bëjnë me dije se kjo ndodh për shkak se nuk ka dëshmitarë - të cilët të dëshmojnë kundër përfaqësuesve të UÇK, përcjell botasot.info. Kjo ndodh edhe për arsye se shumë pjesëtarë të UÇK-së, pas luftës janë kyqur në politikë dhe ekonomi dhe tanimë janë persona mjaft me ndikim.

Sipas ekspertit të të drejtës së kombeve dhe shefit të Institutit “Ludwig-Boltzmann”, Manfred Nowak këto hetime po dështojnë pasi kryhen tepër vonë - 20 vjet pas Luftës së Kosovës.

Gjykata Speciale pritej të arrestonte figura të larta të polikës në Kosovë, por “pa dëshmitarë, nuk mund të ketë as hetime.”/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat