Zogaj tregon si duhet të veprojë Kuvendi dhe Qeveria pas dorëheqjeve në Mitrovicë

Politika

Zogaj tregon si duhet të veprojë Kuvendi dhe Qeveria pas dorëheqjeve në Mitrovicë

Nga: G.B Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Kryetarët e Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dje dorëheqje nga posti i kryetarit, në shenjë pakënaqësie për taksën 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe.

Në Mitrovicë dje dhe sot janë mbajtur dhe protestë për taksën, duke kërkuar që ajo të hiqet.

lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se dorëheqjet e kryetarëve serbë janë akte tipike të politikës së mjerë hegjemoniste të Serbisë, e cila nuk po e pranon se Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur.

"Dorëheqjet e katër kryetarëve serbë të komunave të Kosovës janë akte tipike të politikës së mjerë hegjemoniste të Serbisë e cila, nuk po mund të pranojë se Kosova e ka mposhtur okupimin dhe është shtet i lirë dhe i pavarur! Katër kryetarët serbë janë privilegjuar nga shteti demokratik i Kosovës, për hirë të vullnetit të mirë të shqiptarëve dhe ofertës së tyre për bashkëjetesë, që serbët po e keqpërdorin", është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, dorëheqjet mund ta prishin atmosferën dhe asgjë më shumë dhe se rezoluta për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën është çështje e interesit të tyre.

"Prandaj dorëheqjet mund ta prishin atmosferën por asgjë më shumë, sepse nësë nuk duan të vetëqeverisen, shteti i Kosovës do të gjejë mënyrën që t? gjejë zgjidhjet e duhura! Rezoluta për ndërprerjen e komunikimit me Prishtinën është çështje e interesit të tyre, sepse ata e dijnë mirë se, kështu d?mtojnë interesat e tyre, sepse Integrimi në institucionet e Kosovës është interes i serbëve", ka vlerësuar ai.

Zogaj vlerëson se Qeveria dhe Kuvendi duhet të mblidhen për ta analizuar situatën, por të mos lëshojnë pe nga zbatimi i Kushtetutës së Kosovës, pasi serbët vetëm duan ta sprovojnë seriozitetin e shtetit të Kosovës me kërcënime.

"Prandaj, Qeveria dhe Kuvendi duhet të mblidhen dhe analizojnë situat?n shumë qetësisht, duke mos lëshuar asnjë fije pe nga zbatimi i Kushtetutës së Kosovës, duke përjashtuar “diskriminimin pozitiv” të palicave në dëm të shumicës! Serbët janë popull mosmirënjohës dhe nuk e meritojnë bamirësinë! Situatën serbët nuk mund ta nxjerrin jashtë kontrollit, ata vetëm do të tentojnë të sprovojnë seriozitetin e shtetit të Kosovës me kërcënime", ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat