Njohësi i çështjeve juridike tregon pse po vonojnë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon pse po vonojnë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në Kosovë, Blerim Burjani i ka komentuar pohimet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i flijon shokët e tij, për të shpëtuar vet nga Gjykata Speciale.

Ai shprehet se nuk dihet për këtë çështje, pasi edhe vonesat e Gjykatës Speciale janë të mëdha.

Image
Blerim Burjani

Burjani thekson se, gjendja politike është e tensionuar, duke shtuar këtu dialogun me Serbinë, që sipas tij mund të ndodhin dy marrëveshje.

Ndërsa shton se, Gjykata Speciale ende është pa funksionim, edhe përkundër paralajmërimeve për ngritje të aktakuzave të para.

“Kjo çështje nuk dihet aspak vonesat e kësaj Gjykate janë të mëdha përshkak edhe gjendjes në regjion dhe në Kosovë. Gjendja politike e tensionuar dhe dialogu për një marrëveshje përfundimtare është në plan edhe pse mendoj se do të ketë një marrëveshje kalimtare, realisht mund të ndodhin dy marrëveshje në ndërkohë, pra kjo Gjykatë që përflitet për funksionim tash ka marrë që dy vjet, është pa funksionim, edhe pse në këtë vit ka pas paralajmërime që për 10 raste e para të ngitet aktakuza, ende s’ka gjë”, thotë Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat