Ndarja në këmbim të liberalizimit, kushti i rrezikshëm që po i kanoset Kosovës

Politika

Ndarja në këmbim të liberalizimit, kushti i rrezikshëm që po i kanoset Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 nëntor 2018 Në ora: 19:51
Hashim Thaçi

“Për pasojë liberalizimi i vizave përdoret prej këtij grupi anti-Kosovës edhe në një formë presioni. Siç bënë e demarkacionin me Malin e Zi. “Ose pranoni ndarjen, ose ne do t’ju izolojmë”! Ky është mesazhi i Komisionit Evropian. Ky mesazh është gjithashtu pjesë e veprimtarisë së Hashim Thaçit”, ka deklaruar Prof. Dr. Enver Bytyçi.

Është paralajmëruar që me gjashtë (6) dhe shtatë (7) dhjetor do të mbahet takimi i ministrave të  drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Po ashtu, është paralajmëruar në mediat vendore se në këtë takim nuk do të jetë në rend të ditës çështja e liberalizimi t të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova gjatë këtij muaji nuk ka arritur që të bëhet anëtarësohet në organizatën botërore të sigurisë, INETERPOL.

Për këto mosarritje të Kosovës, po fajësohen institucionet vendore, lobimi i dobët por edhe ideja e  presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Kjo  e fundit po vlerësohet si mesazh për mos ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në botimin e shtypur të gazetës kombëtare "Bota sot".)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat