“Thaçi ka dëmtuar rëndë Kosovën me veprimet dhe akrobacionet e tij”

Politika

“Thaçi ka dëmtuar rëndë Kosovën me veprimet dhe akrobacionet e tij”

Nga: D. B Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:04

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka ironizuar Hashim Thaçin dhe qytetarët e Kosovës, duke thënë se “nuk ka nevojë Kosova të kritikojë miqësinë me Rusinë, përderisa vet Hashim Thaçi vrapon çdo kund pas Putinit”.

Kjo deklaratë e Vuçiqit ka ngritur reagime dhe debate të ndryshme në skenën politike.

Në lidhje më këtë çështje politologu Faik Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi na ka dëmtuar rëndë me veprimet dhe akrobacionet e tij.

Image
Faik Krasniqi

“Besoj që fajtorë do të duhej të ndiheshin ata që e votuan President. Por një gjë më habitë, si është e mundur që një klasë e tërë politike, gjithë këto institucione të larta shtetërore që i kemi, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, të mos mund ta ndalojnë në qëllimet e tij për ndarjen e Kosovës. Edhe deklarata e tij lë shumë për të kuptuar kur thotë: “Ata e përmendin gjithmonë Rusinë, kur e sulmojnë Serbinë. Ne jemi krenar për miqësinë me Rusinë. Një gjë duhet thënë, unë nuk e di pse Hashim Thaçi vrapon pas Vladimir Putinin në Paris dhe çdo kund tjetër”. Por kjo tregon servilizimin e tij ndaj ndërkombëtare, dhe çfarë është më e keqja ky njeri po vrapon dhe lobon nëpër botë për copëtimin e Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.

Sipas tij, edhe serbi më i keq nuk do ta bënte një gjë të tillë kundër shtetit të vetë siç e bëri Hashim Thaçi.

“Nuk e kuptoj fare perëndimin, e në veçanti Bashkimin Evropian që e adhurojnë një shtet agresor si Serbia, që ka bërë masakra dhe gjenocid ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, kurse është indiferente ndaj këtyre popujve, e sidomos ndaj shqiptarëve. Serbia hapur shprehet që është krenare për miqësinë me Rusinë, dhe Bashkimi Evropian prapë se prapë e adhurojnë Serbinë. Madje, po insistojnë me ngulm që Serbia të bëhet pjesë e BE-së. Kurse qytetarëve të Kosovës duke ua mohuar edhe lëvizjen e lirë”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat