A do të bashkohet Mitrovica? Flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

A do të bashkohet Mitrovica? Flet njohësi i çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:53
Mitrovica

Pas kërkesë së parashtruar nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës, kryesuesi i kuvendit komunal Jeton Ujkani, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite ishte inicimi për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut Agim Bahtiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna dhe ribashkimin e qytetit, pas vendimit të pjesës veriore që të ndërpresë komunikimin me Republikën e Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, e ka komentuar propozimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Burjani këtë e ka konsideruar më shumë si kërkesë politike, pasi që, sipas tij, kjo ide është kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Image
Blerim Burjani

“Patriotizëm, popullizëm, interesante edhe pse në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale. Iniciativat e tilla janë politike, por jo legale. Vullneti është, por nuk ka bazë, pra, thjeshtë është kërkesë politike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike.

Tutje, Burjani lidhur me ketë nënvizon se nuk mjafton vetëm vullneti, por nevojitet edhe baza ligjore.

“Nuk mjafton vetëm vullneti, por edhe baza ligjore disa gjëra nuk mund të politizohen”,përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat