Abazi: BE-ja nuk po e njeh si shtet Kosovën 

Politika

Abazi: BE-ja nuk po e njeh si shtet Kosovën 

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi mendon se pala e Kosovës gjatë dialogut në Bruksel nuk kanë pasur strategji dhe objektiva.

“Nuk ka pasur strategji dhe objektiva, por ajo që është e tmerrshme dhe e pafalshme është se praktikisht dialogu për herë të parë që nga rënia e murit të Berlinit po bëhet pa ndërmjetësues neutral ndërkombëtarë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai deklaron për “Bota sot” se Bashkimi Evropian nuk e po njeh Kosovën si shtet dhe se ai e konsideron edhe si shkelje e kushtetutës mos  prezenca e flamurit të Kosovës.

"BE e njeh Serbie si shtet por jo Kosovën dhe kjo në vete tregon se Thaçi ka pranuar të shkojë në dialog pa qenë përfaqësues i një shteti të pavarur por një entitetit që kontestohet nga pala tjetër dhe nuk pranohet nga BE. Kjo është vepra kundër kushtetuese. Vetëm mos prezenca e flamurit gjate dialogut është shkelje e kushtetutës e të mos flasim se Serbia e mban në preambulë të kushtetutës së vet Kosovën. Kjo nuk do të duhej toleruar me asnjë çmim", ka përfunduar Abazi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat