Situata e komplikuar, Serbia në avantazh, ja si mund t’i rezistojmë Serbisë!

Politika

Situata e komplikuar, Serbia në avantazh, ja si mund t’i rezistojmë Serbisë!

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 08:07
Ilustrim

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, ka mundësi që forcat politike të bashkohen për të rezistuar Serbinë në planet e saj për të copëtuar Kosovën.

Ai thekson se zgjedhjet mund të krijojnë një hapësirë të re për të vepruar karshi Serbisë.

Duke folur për Kosovën veriore dhe problemet që u shkaktuan atje pas taksës së vendosur nga Kosova kundër produkteve serbe, Zogiani shton se situata mund të komplikohet.

Image
Avni Zogiani

“Situata mund të komplikohet shumë dhe ka mundësi që forcat politike do duhet të bashkohen për të rezistuar Serbinë në planet e saj për ta copëtuar Kosovën dhe për ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës. Megjithatë, zgjedhjet ka mundësi të krijojnë një hapësirë të re për të vepruar edhe karshi Serbisë duke qenë se pushteti aktual është tepër i pa-aftë për të ndërtuar një shtet që funksionon”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

Zogiani shton se taksa ndaj Serbisë është masë e mirë për të dëbuar destruktivitetin e saj ndaj Kosovës, por mund të na kthehet në disavantazh.

“Dështimet e vazhdueshme për të krijuar shtet funksional ky pushtet po provon t'i kompensojë me veprime krejt të pamenduara siç është taksa 100%. Kjo në sy të parë është një masë e mirë për të dëbuar Serbinë mbi destruktivitetin e saj ndaj Kosovës, por në një periudhë jo fort të gjatë mund të kthehet në disavantazh për Kosovën”, pohon ai.

Ai shton se, Serbia ka krijuar avantazh në arenën ndërkombëtare, e kjo falë PDK-së dhe partnerëve të saj.

“Ndërkohë që Serbia ka fituar një avantazh në arenën ndërkombëtare për shkak të dobësive strukturore të Kosovës në diplomaci, ekonomi e funksionim të ligjit, Serbia ka përfituar shumë. Me fjalë tjera, një pushtet me PDK-në, pa marrë parasysh kush ka qenë partner i kësaj partie në pushtet, ka dobësuar Kosovën e ka forcuar Serbinë. Pra, është interes kombëtar largimi i këtij pushteti, por kjo është e mundur vetëm nëse situata në raport me Serbinë nuk eskalon deri në degradim serioz të rendit e sigurisë”, potencon Avni Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat