Loja “hipokrite” e Thaçit me 4 letrat, asnjë rezultat i Prokurorisë në zbardhjen e krimeve

Politika

Loja “hipokrite” e Thaçit me 4 letrat, asnjë rezultat i Prokurorisë në zbardhjen e krimeve

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Nëse vërtetë Thaçi zbulon ndonjë vrasje politike, ky do të ishte rast siu generis. Kjo i bie se ai që ka urdhëruar apo kryer vrasjet, tash ka vendosur t'i zbulojë ato, ta denoncojë vetën dhe të shkojë vullnetarisht në burg. Letrat që ia pat shkruar Thaçi prokurorisë para dy vjetësh për zbulimin e vrasjeve politike, kanë mbetur vetëm letra, vetëm një hipokrizi e njeriut më hipokrit të Kosovës”, ka thënë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dy vite më parë  dërgoi katër letra në drejtim të Prokurorisë për të kërkuar nga ata që të fillojnë hetimet rreth krimeve që janë kryer gjatë luftës dhe pas saj, sikurse edhe atentatin ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova.

Në letrën e parë, presidenti Thaçi kishte theksuar nevojën për t’u marrë me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës, konkretisht për zbardhjen e disa prej masakrave më të rënda që kishin ngjarë gjatë luftës.

Në letrën e dytë, ai ka kërkuar që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë paslufte apo në vitet e mëvonshme, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e disa personaliteteve publike dhe disa krime të tjera gjatë kësaj periudhe.

Në letrën e tretë, presidenti Thaçi ka kërkuar që gjithashtu vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe krimeve monstruoze, siç ishte përdhunimi i personave, veçanërisht i grave dhe vajzave gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999.

Kurse,  në letrën e katërt, presidenti Thaçi kishte thënë se ka inkurajuar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe zbardhjes të së vërtetës për shkatërrimin e trashëgimisë.

E tash dy vite pas, duket se letrat e presidentit Thaçi  mbetën në sirtarët e Prokurorisë së Kosovës dhe ato ngadalë “po i mbulon edhe pluhuri”.

Prokuroria e shtetit nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës lidhur me atë se deri ku kanë shkuar hetimet për rastet e cekura në letrat e presidentit Thaçi të shkruara dy vite më parë.

(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat