Profesori ndërkombëtar flet për planin serbo-Thaçi- Rama për ndarjen e Kosovës: Thaçi dhe Mogherini janë dakorduar...

Politika

Profesori ndërkombëtar flet për planin serbo-Thaçi- Rama për ndarjen e Kosovës: Thaçi dhe Mogherini janë dakorduar...

Nga: A.M Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:00
Edi Rama, Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi ka deklaruar se Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane de Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn është shprehur qartë dhe sertë për vendosjen e kësaj takes prej 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Komisioneri Hahn i cili sot qëndron në Kosovë, do të takohet me udhëheqësit e shtetit, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

“Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka njoftuar se të hënën do të jetë në Prishtinë. Taksa e qeverisë Haradinaj e sjell politikanin e lartë të Brukselit në Prishtinë dhe për këtë arsye ai për herë të parë nuk do të udhëtojë edhe në ndonjë kryeqytet tjetër ballkanik. Në fakt Hahn është shprehur qartë dhe sertë për vendosjen e kësaj takes prej 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Më ka ardhur jo mirë që ai ka shprehur të njëjtën linjë me Frederica Mogherinin, sepse e di mjaft mirë faktin se Johannes Hahn nuk ka asgjë të përbashkët me të, edhe pse të dy janë zhv. President të Komisionit Europian. Megjithatë vizita e tij në Prishtinë e dëshmon se Hahn ndryshon nga Mogherini. Ai duket të jetë i sinqertë në pozicionin e tij ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe. Ndërsa Mogherini nuk guxon të vijë në Prishtinë, sepse do të pritej me protesta dhe karikatura në kryeqytet. Ajo e shumta merr guxim t’i telefonojë Hashim Thaçit e Vuçiqit, por nuk guxon të flasë me Ramush Haradinajn, aq më pak ta shohë atë në sy. Hahn beson në sinqeritetin e tij, ndaj dhe guxon të përballet me kryeministrin e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai pret nga Hahn se  që në përfundim të takimeve dhe të vizitës së tij në Kosovë komusioneri europian të mbajë një qëndrim të ekuilibruar midis palëve në dialog e njëkohësisht në konflikt, Kosovës dhe Serbisë.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

“Është për t’u parë nëse Hahn do ta konsiderojë të hënën si problem vetëm Kosovën dhe kryeministrin e saj, apo do të shfaqet në fund të takimeve i ekuilibruar, duke i dhënë vërejtje edhe Serbisë për të njëjtat qëndrime dekonstruktive që ajo mban për Kosovën. Unë pres që në përfundim të takimeve dhe të vizitës së tij në Kosovë Komisioneri evropian të mbajë një qëndrim të ekuilibruar midis palëve në dialog e njëkohësisht në konflikt, Kosovës dhe Serbisë. Unë pres se sqarimet e zotit Haradinaj dhe ekipit të tij do ta qartësojnë më mirë pozicionin e tij. Por mundet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të ndikojë me qëndrimin e tij antitaksë, çka do të thotë dhe qëndrim antiKosovë e proserb. Dhe në fund të fundit është praktikë diplomatike që opinion i presidentit të një vendi të ndikojë te vëzhguesit e huaj. Kjo edhe për faktin se zoti Hahn nuk e konsideron zotin Thaçi si bashkëpunëtor të Beogradit në planet serbe kundër Kosovës. E natyrisht që ai ka të drejtë në këtë aspekt. Qëndrimin e Thaçit për kufijtë dhe kundër taksës diplomacia ndërkombëtare e konsideron si lojalitet të tij. Kam vënë re se ky lojalitet e Thaçit krahasohet me atë të Rugovës. Por ka një ndryshim thelbësor: Thaçi është loajal në principe e qëllime strategjike,, Rugova ishte loajal në çështjet taktike. Vendosmëria e Rugovës për të mos lëshuar në çështjet strategjike, ku territori është më i rëndësishmi, është epike, e papërsëritshme”, ka deklaruar profesori.

Më tutje, profesori ka shtuar se Haradinaj duhet t’ia prezantojë Hahn këtë lloj diversion fashist të Beogradit ndaj institucionit të qeverisë së tij dhe se kjo propaganda duhet të perceptohet në Bruksel.

“Qëndrimi antitaksë dhe anti-Kosovë i Hashim Thaçit do t’i japë mundësi Johannes Hahn që të paragjykojë Ramush Haradinajn, pavarësisht argumenteve të pafund në favor të atij vendimi që do t’i jepen atij. Kjo do të thotë se Haradinaj do të jetë nën presion ditën e hënë, ashtu siç edhe ka ndodhur në ditët që kanë kaluar. Taktikisht ai po vepron e zgjuarsi. Lexova se kalimi i mallrave në vlera të vogla nuk do të taksohet. Po ashtu ndihmat humanitare. Këto masa taktike janë të dobishme për të paralizuar elaborimin serb “të gjenocidit shqiptar kundër serbëve në Kosovë”, siç kanë filluar serbët e dirigjuar nga Beogradi të propagandojnë ende pa u vënë vendimi plotësisht në jetë. Kanë urdhëruar të regjistrohen vdekjet e serbëve që ndodhin për mungesë ilaçesh. Qëllimi është të fajësojnë qeverinë Haradinaj “për atë që ata e quajnë gjenocide kundër serbëve”! Një propagandë fashiste që të kujton kohën e Milosheviçit është kjo. Haradinaj duhet t’ia prezantojë zotit Hahn këtë lloj diversion fashist të Beogradit ndaj institucionit të qeverisë së tij. Kjo lloj propaganda duhet të perceptohet në Bruksel dhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare si kërcënim për paqen e sigurinë në rajon, që vjen prej Serbisë dhe autoriteteve të saj”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai pret nga kjo vizitë e Hahn-it që të shërbejë pozitivisht për të kuptuar pozicionin e vështirë të Kosovës dhe institucioneve të saj në këto kohë.

“Haradinaj ka njëmijë argument, fakte e të dhëna për ta fituar betejën propagandistike të Serbisë në Bruksel dhe kudo në qendrat e vendosjes demokratike. Prandaj kam shumë besim se iniciativa e zotit Hahn për të vizituar Prishtinën dhe për t’u takuar me autorin kryesor të taksës është pozitive e do të shërbejë pozitivisht për të kuptuar pozicionin e vështirë të Kosovës dhe institucioneve të saj në këto kohë. Besoj se Haradinaj do t’ia bëjë të qartë zotit Hahn se duhet heqë dorë nga ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, gjë për të cilën Mogherini as guxon të flasë me zotin Haradinaj”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

“Por edhe nëse Kosova do të gjendet përballë një presioni të shtuar, ajo nuk duhet të heqë dorë nga vendimi për taksimin e mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Frika se humbet diçka në raportet me Brukselin është më shumë një frikë e stisur nga Hashim Thaçi dhe idhtarët e faljes së territoreve të vendit Serbisë, sesa një realitet. Është stisje, sepse Brukseli nuk përparon për lehtësimin e Kosovës në integrimet e saj për shkak të faktorëve jashtë kosovarë. Janë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ato që pengojnë, është Beogradi ai që bën diversion. Nuk është Kosova psh fajtore për mosliberalizimin e vizave, derisa asaj iu premtua publikisht kjo nëse do të ratifikohej demarkacioni me Malin e Zi dhe do t’i jepej një pjesë territori e Kosovës. Hashim Thaçi ka rënë dakord e Mogherinin dhe aleatët e tij antiKosovë të Europës që të bllokohet liberalizimi i vizave si presion që qeveria e Kosovës të pranojë planin serbo-Thaço-Ramo për ndarjen e vendit. Kështu që nuk është e nuk do të jetë takes shkak i ndonjë bllokimi në integrime. Shkaku kryesor është e do të jetë derisa ai të kryejë funksionet e presidentit, vetë Hashim Thaçi”, ka thënë profesori Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat