Shpend Ahmeti në Cyrih bëri marrëveshje kundër Albin Kurtit - Bota Sot
Shpend Ahmeti në Cyrih bëri marrëveshje kundër Albin Kurtit

Politika

Shpend Ahmeti në Cyrih bëri marrëveshje kundër Albin Kurtit

Nga: N.Sh Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:58
Shpend Ahmeti

Shpartallimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka befasuar shumë qytetarë të Kosovës.

Ishte momenti vendimtar për Lëvizjen Vetëvendosje, që përherë të parë të arrinë kulmin në politikën e Kosovës, dhe të fitoj zgjedhjet parlamentare kurdo që ato të mbaheshin, megjithatë, kjo ishe vetëm një shpresë, pasi ndodhi “tërmeti” brenda këtij subjekti politik për ta shembur e rrënuar.

Direktivat e SHIK-ut, të cilat ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, në kulmin e rritjes së saj, filluan të gërryejnë këtë subjekt politik, i cili e pati përkrahjen më të madhe të popullit të Kosovës ndonjëherë.

Kur pritet që skenën politike ta udhëheq Lëviza Vetëvendosje, me një parti politike, alternativë e saj ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, LVV-ja u zbeh.

Ishte Shpend Ahmeti me “elitën e tij intelektuale” si Dardan Molliqaj, i njohur për publikun si personi që e ngrehi “zhag” një zyrtarë të shtetit, Dukagjin Gorani, një ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Frashër Krasniqi i akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe shumë të tjerë.

Për të bërë më “madhështore” largimin e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u munduar që ta shkatërrojnë, e para filloj Aida Dërguti duhet e quajtur m... Albin Kurtin, pastaj vazhduan të tjerët për secilën ditë duke dhënë dorëheqje dhe duke akuzuar liderin e tyre Albin Kurtin, që deri në ditën e largimit e patën “hero”.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot”, Shpend Ahmeti ka qëndruar në Cyrih ku është takuar me disa personalitete të PDK-së.

Në një restorant të Cyrihut, aty ku qëndrojnë personalitete të njohura të PDK-së, kishte qëndruar edhe Ahmeti, pak ditë para se të shkëputën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Thuhet se aty janë bërë marrëveshjet mes Shpend Ahmetit dhe personaliteteve të PDK-së, dhe u vërtetua se PSD-ja e formuar nga dorëheqjet e LVV-së, janë satelit i saj.

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, gjatë një debati që kanë pas për SHIK-un në Kuvendin e Kosovës, ish kreu i kësaj organizate, ju pati thënë se do të ju ngijë me SHIK. E nuk shkoi edhe shumë kohë, deklarata e Veselit u zbatua, nga satelitet e tij të cilët ishin vendosur thellë në strukturat e Vetëvendosjes.

Këtu theksojmë faktin se në shumë fotografi është parë Aida Dërguti me Xhavit Halitin duke bërë vizita të ndryshme nëpër Evropë.

Vlen të theksohet edhe një fakt se, shumë zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë, kanë hapur shumë organizata apo firma të ndryshme në Evropë, konkretisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Bizneset e tyre, i kanë hapur me paratë e Kosovës, pra ato para që nuk mundet me i pastru në Kosovë, dhe në këtë mënyrë kanë investuar në shtetet evropiane.

Ata më shumë merren me pasuri të patundshme, shit-blerje, duke u bërë aksionarë në firma të ndryshme atje.

Në Zvicër, është mundësia që të hapësh një firmë, apo të bëhesh aksionar me dikë, duke mos publikuar emrin.

Shoqatat aksionare me emër AG, lejojnë mundësinë që të hapësh apo të blesh aksione dhe në këtë mënyrë nuk dihet se kush qëndron prapa asaj firme duke mbetur anonim .

Për të u bërë aksionar i firmës AG, duhet të deponosh një shumë të majme parash në bankë, pastaj me ndihmën e avokatit fillojnë procedurat të cilat duhet të merren për tu pajisur me certifikatën e aksioneve, në këtë rast është pa emër, duke humbur gjurmët e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...