PSD e pranon se ka profile false në Facebook që propagandojnë për ta, mirëpo thonë se nuk qëndrojnë ata prapa tyre

Politika

PSD e pranon se ka profile false në Facebook që propagandojnë për ta, mirëpo thonë se nuk qëndrojnë ata prapa tyre

Nga: Drilon Rrahmani Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:33
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar lajmin që po qarkullon sot se, Partia e Shpend Ahmetit ka hapur profile false në Facebook, për të propaganduar për partinë e tij.

Natyra Kuçi e pranon se ka profile të tilla, mirëpo thotë se PSD nuk qëndron prapa tyre dhe se ato janë hapur për të dëmtuar imazhin e PSD.

“Partia Socialdemokrate nuk ka hapur profile të rreme. Ato ka mundur t'i hapë kushdo në emër të kujtdo. Pavarësisht se nuk duam të predikojmë se kush fshihet pas këtyre veprimeve, shihet qartë se ato po përdoren për ta dëmtuar imazhin e PSD-së. Aq më tepër, që nuk pyetet fare Partia Socialdemokrate para publikimit të lajmeve të tilla, sipas normave të profesionit dhe të etikës gazetareske”, ka thënë për gazetën “Bota sot” zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat