Kosova jashtë agjendës së BE-së për vizat

Politika

Kosova jashtë agjendës së BE-së për vizat

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:20
Johannes Hahn shuplakë Kosovës

“Gjykoj se Kosova në këtë vit nuk do të jetë në agjendën e Bashkimit Evropian për liberalizim vizash, pasi situata politike në BE e determinon shtyrjen e këtij procesi në arsyetimin se Kosova nuk ka përmbushur  kriteret për liberalizim vizash. Proceset në Bashkimin Evropian veprojnë brenda kornizës politike e jo në baza reale dhe nevojave të shteteve pretendonte për strukturat e BE-se, e posaçërisht rasti i Kosovës për liberalizim vizash. Rasti i Kosovës është rast diskriminues, pasi po përdoren kritere të dyfishta, të cilat po krijohet përcepcioni negativ për funksionimin demokratik e real të institucioneve të Bashkimit Evropian”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ditë më parë Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, ku nder të tjera ka kërkuar liberalizimin e vizave. Por, pavarësisht këtij hapi, vizita në Kosovë e Komisionarit për Zgjerim Johannes Hahn, la shumë për të dëshiruar sa i përket liberalizimit të vizave.

Njohësi e çështjeve politike vlerësojnë se Rezoluta e Parlamentit Evropian është një kërkesë drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta aprovojnë liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Sipas tyre, Kosova dhe qytetarët e saj, meritojnë që të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim vizash.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se është një lajm i mirë që Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën e Kosovës ku kërkohet liberalizimi i vizave.

“Ky është një hap i afërt megjithatë nuk pres të ketë liberalizim për këtë vit. Do të ishte mirë sikur të kishte ndodhur këtë vit, por vështirë të shpresojmë që së paku të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm. Kosova dhe qytetarët e saj, meritojnë që të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim vizash dhe të jenë të lirë, në mënyrë që të udhëtojnë nëpër Evropë sikur shumë shtete tjera të BE-së”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë se Rezolutat në përgjithësi nuk kanë efekte juridike, përveç mesazhit që përcjellë brenda vetës.

Ahmeti: Rezoluta nuk do të përfillet

Image
Hidajet Ahmeti

Ai ka theksuar se Rezoluta për Kosovën e cila kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën do ta ketë fatin e njëjtë dhe nuk do të përfillet.

“Gjykoj se Kosova në këtë vit nuk do të jetë në agjendën e Bashkimit Evropian për liberalizim vizash, pasi situata politike në BE e determinon shtyrjen e këtij procesi në arsyetimin se Kosova nuk ka përmbushur  kriteret për liberalizim vizash. Proceset në Bashkimin Evropian veprojnë brenda kornizës politike e jo në baza reale dhe nevojave të shteteve pretendonte për strukturat e BE-se, e posaçërisht rasti i Kosovës për liberalizim vizash. Rasti i Kosovës është rast diskriminues, pasi po përdoren kritere të dyfishta, të cilat po krijohet përcepcioni negativ për funksionimin demokratik e real të institucioneve të Bashkimit Evropian”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se, Rezoluta e Parlamentit Evropian është një kërkesë drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta aprovojnë liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

Haziri: Këtu duhet parë edhe dështimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Mirëpo sipas tij, duke e marrë parasysh se kjo rezolutë nuk është obligative për anëtarët e BE-së, atëherë nuk mund të jemi shumë entuziast  për këtë.

“Kjo nuk është diçka që i jep procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi tashmë ky proces është në vullnetin e shteteve anëtare të cilat individualisht do ta shqyrtojnë këtë çështje. Po ashtu në mënyrë individuale dhe të pavarur nga Brukseli, do ta marrin vendimin nëse e mbështesin këtë proces apo jo. Megjithatë nuk pres që në këtë vit qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, për çka shihet se nuk ka vullnet as në Bruksel. Por, këtu duhet parë edhe dështimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fusha këto të cilat janë të vëzhguara çdo herë dhe se lufta ndaj këtyre fenomeneve duhet të jetë permanente, gjë që institucionet e Kosovës nuk e kanë dëshmuar një gjë të tillë”, ka thënë opinionisti Haziri, duke shtuar se afati më optimal kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën shengen, do të jetë pjesa e parë e vitit 2019”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat