PSD, “Kali i Trojës” brenda opozitës, patericë e Thaçit dhe PDK-së

Politika

PSD, “Kali i Trojës” brenda opozitës, patericë e Thaçit dhe PDK-së

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:54
Hashim Thaçi

Partitë opozitare nuk po arrijnë në asnjë mënyrë të gjejë një unitet. Ato vazhdojnë të kenë kundërshti të mëdha lidhur me mënyrën se si duhet qasur dialogut final me Serbinë.

Së fundi është thënë se Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit pritet të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë. Kjo parti po synon ta përfshijë në dialogun me Serbinë edhe partinë e Isa Mustafës dhe atë të Albin Kurtit.

Partia Social Demokrate propozon që delegacioni shtetëror të udhëhiqet nga një përfaqësues i pozitës dhe një i opozitës që kanë vendimmarrje të barabartë, pjesë e ekipit do të ketë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

“Delegacioni Shtetëror do të bashkë-drejtohet barabarësisht prej (dy) përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës parlamentare dhe nga koalicionit qeveritar. Një përfaqësues nga shoqëria civile do të jetë anëtar i rregullt i Delegacionit Shtetëror”, thuhet në propozimin e PSD-së dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Nënkryetarëve dhe Shefave të grupeve parlamentare.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke folur për propozimin e partisë së Shpend Ahmetit, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Partia Socialdemokrate ka qenë fraksion brenda Lëvizjes Vetëvendosje si “Kali i Trojës”, për të rrënuar këdo që kërcënon koalicionin e krimit të udhëhequr nga PDK-ja.

“Faktikisht PSD-së ka qenë fraksion brenda VV-së si Kali i Trojës, për të rrënuar këdo që kërcënon koalicionin e krimit të udhëhequr nga PDK-ja. Edhe tani kjo parti po vazhdon t'i shërbej Thaçit dhe klanit "Pronto", ka thënë Mehmeti.

Ndër tjerash ka nënvizuar se me kërkesën e fundit të kësaj partie, kjo e fundit po e relativizon përgjegjësin e Thaçit ndaj dështimit të Kosovës në raport me Serbinë.

“Me kërkesat për të udhëhequr dialogun që veç se ka marrë epilog me Thaçin, kjo parti po e relativizon përgjegjësin e Thaçit ndaj dështimit të Kosovës në raport me Serbinë. Së pari duhet larguar Thaçi nga çdo bisedim me Serbinë, dhe që bisedimet të nisin nga fillimi dhe me plan projekt të ri me synime të qarta. Çdo gjë që Thaçi ka arritur deri tani me Serbinë duhet rrënuar, ndryshe vendi rrezikon të pësoj kolaps. PSD po rrezikon shumë vendin me ndihmën që po i jep Thaçit”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehemti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat