“As viti 2020 nuk do ta sjellë liberalizimin”

Politika

“As viti 2020 nuk do ta sjellë liberalizimin”

Nga: D.B. Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Hapi i marrë nga Parlamentit Evropian ku është miratuar Rezoluta për Kosovën, për miratimin e vizave, është një hap mjaft me rëndësi, për shtetasit e Kosovës, edhe pse ky hap është larg që të ndodh.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se fakti se Gjermania është në mesin e shteteve që hezitojnë të ndodh liberalizimi i vizave tregon se Kosova ka ende rrugë të gjatë përpara.

Ai ka thënë se hapja e temës së ndryshimit të kufijve, ka ndikuar në mënyrë regresive në këtë aspekt, gjë që fajtore është klasa jonë politike.

Image
Faton Mehmeti

“Gatishmëria e të rinjve për të ikur nga Kosova është një sinjal për vendet e Evropës, andaj mund të ketë telashe me numrin e qytetarëve të Kosovës që do të trokasin në dyert e tyre. Gjithsesi Kosova nuk do ketë viza para 2020, vetëm nëse klasa politike ndryshon dhe punon fort, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ndryshe as në 2020 mendoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat