Politika e kriminalizuar solli dështimin e liberalizimit të vizave

Politika

Politika e kriminalizuar solli dështimin e liberalizimit të vizave

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:59
Ilustrim

 “Problem tjetër i theksuar mbetet zhvatja e buxhetit pa ndal, themelimi i qeverive glomuse të tipit kinez dhe miliona shkojnë huq për njerëz që sillen vërdallë të papunë si ministra dhe zëvendës ministra, borde, ndërmarrje publike me numër të madhe punëtorësh dhe pa arsyetim që shkojnë kah falimentimi i ndërmarrjeve, mos nxjerrja e asnjë aktgjykimi të formës së prerë për njerëz të politikes të involvuar në krime kundër pasurisë së shtetit etj. Deri më tash nuk ka kurrfarë ndryshimi në këtë temë, andaj si mendojnë qytetarët e Kosovës që me një klasë politike të kriminalizuar të shpërlajnë para në BE përmes liberalizimit të vizave”, ka shtuar Burjani për “Bota sot”.

Vizita në Prishtinë e komisionerit të BE-së për zgjerim, Johanes Hahn i dha fund shpresave të qytetarëve të Kosovës për liberalizim vizash brenda këtij viti. Pavarësisht premtimeve të shumta nga figurat politike të qeverisë së Kosovës, askush nuk po merr përgjegjësi për dështimin e heqjes së vizave.

Vendosja e taksës 100% ndaj shtetit serb dhe injorimi i kërkesave të BE-së për të hequr këtë taksë si shenjë revolte nga qeveria e Kosovës, nuk mjafton për ta kompensuar dëmin e pakthyeshëm të faljes prej 8.200 hektarëve tokë Malit të Zi në marrëveshjen e demarkacionit. Kjo marrëveshje ishte kusht për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, papërgjegjësia e burrështetasve të Kosovës për disfatat në këtë çështje, është shumë brengosëse për qytetarët e vendit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat