Krasniqi: Duhet një rezolutë për të parandaluar planin djallëzor Thaçi - Vuçiq

Politika

Krasniqi: Duhet një rezolutë për të parandaluar planin djallëzor Thaçi - Vuçiq

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:53
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” nevojitet një rezolutë për ta parandaluar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që ta jetësojë planin e tij për korrigjimin e kufirit.

“Kemi një Kushtetutë dhe ajo Kushtetutë ja ndalon çdo zyrtari të lartë shtetëror që të bisedojë për territorin e saj. Por tek ne puna është ndryshe sepse s'jemi shtet normal. Prandaj nevojitet një rezolutë për ta parandaluar Presidentin Thaçi që ta jetësojë planin e tij djallëzor bashkë me Vuçiqin dhe me ndihmën e shumë shteteve të BE-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe reagimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje rreth rezolutës së propozuar nga ish anëtarët e saj për dialogun më Serbinë.

“Konsideroj që nuk ka rëndësi se nga kush vjen ajo rezolutë, kryesorja ajo rezolutë ia parandalon Presidentit vazhdimin e dialogut me Serbinë. Nëse Vetëvendosja e sheh të arsyeshme që duhet të votohet ajo rezolutë, qoftë edhe nga ish bashkëpartiakët e tyre, atëherë duhet ta votojnë. Por nëse ajo rezolutë ka tendenca djallëzore, atëherë jo vetëm Vetëvendosja por asnjë deputetë i Kuvendit nuk guxon ta votojë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat