Muhamet Kelmendi flet për emrin e Ushtrisë së Kosovës

Politika

Muhamet Kelmendi flet për emrin e Ushtrisë së Kosovës

Nga: A. J Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Muhamet Kelmendi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me vota unanime tri ligjet që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar emrin.

Zyrtarë të FSK-së kanë thënë, se emri i kësaj trupe mbetet i njëjtë, (FSK), ndërkaq, mandati, misioni, autorizimet, kompetencat sikurse edhe struktura e Ministrisë do të ndryshojnë në përputhje të plotë me planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së.

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike ka thënë se projektligjet e miratuara parimisht janë ligjore dhe si të tilla të akceptueshme.

Kjo për faktin se me ligje po ndërtohet ushtria.

"Natyrisht se kishte më qenë shumë rrugës që të ndërtohet ushtria më ndërrime kushtetuese, por siç dihet këto ndërrime behën vetëm më votim të 2/3 e minoriteteve. Kjo të minoriteti serb nuk bëhet. Këtej i mbeti qeverisë rruga e ndryshimit me ligje dhe besoj se në përbërje kemi të njëjtën natyrë. Mungon vetëm emërtimi që mbetet i njëjtë. Përbërja është e karakterit ushtarak dhe ajo e ka mandatin e një ushtrie të rregulltë”, ka thënë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Forca e Sigurisë së Kosovës në mandatin aktual është forcë e armatosur me armë të lehta dhe e gatshme të ndërhyjë në rast të katastrofave natyrore. Kjo trupë aktualisht numëron më shumë se 2000 pjesëtarë. 200 prej tyre janë pjesëtar të pakicave. Një pjesë e serbëve të Kosovës tashmë kanë dhënë dorëheqje nga FSK dhe sipas qeverisë së Kosovës ata janë detyruar të largohen nga presion i Beogradit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat