Kosova nuk guxon t`i rrezikojë raportet me SHBA-në dhe BE-në

Politika

Kosova nuk guxon t`i rrezikojë raportet me SHBA-në dhe BE-në

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:27
Ilustrim

“Është një presion i madh dhe më i fuqishmi deri më tash për Kosovën. Miqtë ndërkombëtar kërkojnë disiplinim të serishëm. Ana tjetër është se Kosova nuk ka kapacitete afatgjate të kundërshtojë BE-në dhe ShBA-në, sponsorisuesit e pavarësisë së Kosovës. Ky test është edhe sfida më e madhe për Kosovën”, ka thënë analisti Blerim Burjani.

Taksa e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia vazhdon të gjejë kundërshti të mëdha nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Kritikë rreth këtij vendimi shprehën të jenë edhe deputetë të Bundestagut gjerman. I tillë së fundi është edhe reagimi deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Josip Juratovic, i cili konsideron se reagimi ndaj taksës është i arsyeshëm.

E, përkundër presionit ndërkombëtar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala bën me dije se nuk e ka ndërmend të bëjë një hap prapa këtij vendimi.

Opozita shprehet se presioni ndërkombëtar për taksën e ka zanafillën nga politikat e buta të Kosovës ndaj Serbisë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat