Serbia me skenarë destabilizimi për t`i hapur rrugë ndarjes së Kosovës

Politika

Serbia me skenarë destabilizimi për t`i hapur rrugë ndarjes së Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:30
Ilustrim

“Serbia nuk mund ta shoh as në ëndërr një sulm ndaj Kosovës, sepse për sigurinë e Kosovës është përgjegjëse NATO, që do të thotë agresioni ndaj Kosovës është agresion ndaj NATO-s. Megjithatë kërcënimet e tilla shpërfaqin dëshirën e Serbisë për skenarë të destabilizimit”, ka thënë analisti Leon Duhanaj.I ashtuquajturi shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërcënuar hapur shqiptarët duke thëne se Serbia është sërish e gatshme për luftë me Kosovën.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të partisë SNS, në Çaçak, ai ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët.

Njohësit e çështjeve politike dhe deputetë të subjekteve të ndryshme politike konsiderojnë së deklarimet e tilla të (Gjuriqëve) me shokë, janë vetëm shpërfaqje të shovinizmit serb dhe urrejtjes së madhe që kanë për shqiptarët.

Megjithatë sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet që të veprojë në drejtim të formimit dhe forcimit të ushtrisë dhe atë ta mbështesë financiarisht atë, pasi kjo do të ishte përgjigja më e mirë që do të duhej ti jepej Gjuriqit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat