Gafa e Ramush Haradinajt për Ushtrinë: Pa qenë Kosova në NATO nuk mund të shkoj në Irak e Afganistan

Politika

Gafa e Ramush Haradinajt për Ushtrinë: Pa qenë Kosova në NATO nuk mund të shkoj në Irak e Afganistan

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk është treguar i matur sa duhet rreth deklaratës së tij, për formimin e ushtrisë.

Ai ditë më parë iu është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

"Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar, pasi ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, ka thënë Haradinaj.

Image
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi ka pohuar se një deklaratë e tillë është e pamatur nga ana e kryeministrit Haradinaj.

Ai për “Bota sot”, ka thënë se Ushtria duhet të formohet për mbrojtjen territoriale të Kosovës, nga çfarëdo agresioni që mund të na vijë.

“Edhe pse ne kemi trupat e NATO-së në Kosovë dhe mund të jemi të qetë në këtë aspekt, megjithatë kryeministri Haradinaj sikur ka harruar që Kosova nuk është pjesë e NATO-së, dhe duke mos qenë pjesë e saj, ushtria e Kosovës nuk e ka atë të drejtë të jetë as në Irak e as në Afganistan. Nuk e di se për çfarë po i shërbejnë ai batalion i këshilltarëve që ka, për të mos bërë gafa të tilla”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat