Duhanaj: Serbia nuk mund ta shoh as në ëndërr një sulm ndaj Kosovës

Politika

Duhanaj: Serbia nuk mund ta shoh as në ëndërr një sulm ndaj Kosovës

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:52
Leon Duhanaj

I ashtuquajturi shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërcënuar hapur shqiptarët duke thëne se Serbia është sërish e gatshme për luftë me Kosovën.

Analisti politik Leon Duhanaj konsideron se nëse ka diku politikanë që ua kalojnë këtyre tanëve për injorancë në politikë, atëherë janë këta serbë.

“Dallimi me ta është se serbet i kanë mundësitë më ngrënë me dy lugë, mes lindjes dhe perëndimit, përderisa ne e kemi vetëm një, rrugën për shpëtim drejtë perëndimit. Së pari, Serbia nuk mund ta shoh as në ëndërr një sulm ndaj Kosovës, sepse për sigurinë e Kosovës është përgjegjëse NATO, që do të thotë agresioni ndaj Kosovës është agresion ndaj NATO-s. Megjithatë kërcënimet e tilla shpërfaqin dëshirën e Serbisë për skenarë të destabilizimit”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, mund të ndodhë që përmes instrumentalizimit të serbëve vendorë ta krijoj ndonjë tollovi, në mënyrë që t'i hapë rrugë tavolinës për ndarje të Kosovës.

“Për fat të keq, kjo duhet të na shqetësojë, pasi që këtij skenari, më së shumti po i kontribuojnë shqiptarët. Këndej, nëse vërtetë e dëshirojmë ruajtjen e tërësisë territoriale, duhet me doemos të gjejmë gjuhë te unitetit politik dhe të jemi syçelë. Derisa ta përmbyllim ketë kapitull. Ndryshe, çdo gabim në hapa, do na kushtoj shtrenjtë dhe përgjegjësinë do ta kenë të gjithë kush me pak, kush me shumë”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat