Nga Gjykata Speciale deklarohen për thirrjen e komandant Remit për intervistim

Politika

Nga Gjykata Speciale deklarohen për thirrjen e komandant Remit për intervistim

Nga: G.B Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:26
Rrustem Mustafa, Gjykata Speciale, foto ilustrim "Bota sot"

Me 14 janar, ish komandanti i UÇK-së, njëherësh ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë për intervistim.

Kjo është konfirmuar nga avokati Arianit Koci, i cili ka thënë se ai do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Nga Gjykata Speciale janë deklaruar për gazetën “Bota sot” lidhur me këtë çështje, por nuk kanë dhënë informacione me statusin e hetimeve.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është e vetëdijshme për prononcimin e Arianit Kocit në lidhje me klientin e tij Rrustem Mustafa. Megjithatë ZPS-ja nuk jep informacion në lidhje me statusin e hetimeve, por synon të sigurojë që të gjitha akuzat e përfshirë në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të përpiluar nga senatori zviceran Dick Marty të adresohen dhe të hetohen plotësisht”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Gjykatës Chris Bennett për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, ftesë nga Specialja ka marrë edhe ish ushtari i UÇK-së, Astrit Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat