Kundërpërgjigje Serbisë: Lufta ndaj Kosovës, do të thotë luftë me vet Amerikën

Politika

Kundërpërgjigje Serbisë: Lufta ndaj Kosovës, do të thotë luftë me vet Amerikën

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:03
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gadishulli Ballkanik është një vatër mjaft diskutabile sa i përket mundësisë për luftërave të reja në mes popujve. Shikuar edhe nga aspekti historik, në Ballkan asgjë nuk është befasi, dhe në çdo moment mund të jetë qendër e konflikteve.

Acarimi i kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte krye temë, derisa lufta ishte gjithashtu fjalë, e cila u përmend mjaft shumë nga liderët shqiptarë dhe ata serb. Të gjitha këto, erdhën pas vendosjes së taksës 100 % të produkteve të Serbisë nga ana e Kosovës ndërsa kulmi u arrit kur Kosova votoi kalimin e projektligjeve ku I hapi rrugë vendit që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që fjala luftë haset ne gojën e serbëve.

Lufta ishte përmendur edhe Pas arrestimit që iu bë zyrtarit serb, Marko Gjuriq në Mitrovicën Veriore, arrestim ky që erdhi pasi ky i fundit kishte hyrë pa lejen e autoriteteve të Kosovës.

Menjëherë pas këtij veprimi plasuan deklaratat e ndryshme, së pari nga Serbia duke akuzuar e kërcënuar, madje presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq, zhvilloi edhe një bisede telefonike me Rusinë apo siç njihet ndryshe mikun e Serbisë, paraprakisht me presidentin Vladimir Putin.

Mirëpo sa ka gjasa që realisht të fillojë një luftë e re në mes Kosovës dhe Serbisë, flasin njohësit e çështjeve të sigurisë

(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat