Fillon periudha e “nxehtë”, komandantë e ushtarë cak i hetimeve të Gjykatës Speciale

Politika

Fillon periudha e “nxehtë”, komandantë e ushtarë cak i hetimeve të Gjykatës Speciale

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 9 dhjetor 2018 Në ora: 22:36
Gjykata Speciale

“Tanimë dihet se Rrustem Mustafa-Remi është i ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë të Holandës, për datën 14 janar të vitit që po vjen 2019.  Dhe ky vit do të jetë vit i nxehtë për ata që do të akuzohen atje, sepse Gjykata Speciale është gjykatë serioze edhe pse shumë e dëmshme për shqiptarët në përgjithësi, për ne shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-së”, ka vlerësuar avokati Tomë Gashi.

Dy ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim.

Ish komandanti i luftës, njëherësh ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, do të paraqitet do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë për intervistim me datën 14 janar.

Kjo është konfirmuar nga avokati Arianit Koci, i cili ka thënë se ai do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Ndërsa,  ish ushtari i UÇK-së, Astrit Shabani, është intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e një personi nga komuniteti serb dhe dy personave të tjerë nga komuniteti rom.

(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat