Gjykata Speciale zbardhë edhe të vërtetën e vrasjeve politike

Politika

Gjykata Speciale zbardhë edhe të vërtetën e vrasjeve politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 10 dhjetor 2018 Në ora: 08:15
Foto ilustrim, vrasjet politike

Po bëhen 17 vite nga vrasja enigmatike e Kosovë dhe Albert Zeqirajt nga fshati Banjë e Pejës.

Kjo vrasje hynë ndër vrasjet e shumta që goditën Kosovën e pasluftës, e për të cilat drejtësia asnjëherë nuk e tha fjalën e saj.

Kosovë e Albert Zeqiraj, u vranë më 10 dhjetor të vitit 2001, në një atentat derisa ishin në makinë.  Kosovë Zeqiraj, ishte edhe truprojë e ish Kryetarit të Komunës së Istogut Fadil Ferati.

Misioni ndërkombëtar për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, këtë vrasje e kishte klasifikuar si politike.

"Vrasjet politike në Kosovë janë të shumta. Pjesë e këtyre vrasjeve janë edhe djemtë tuaj. Ato janë në hetim dhe do të zbulohen në mënyrë zinxhirore, sepse vrasjet janë bërë të organizuara dhe me komandë", thuhet në një përgjigje të ndërkombëtarëve për familjen Zeqiraj, e cila pareshtur tash e 17 vite kërkon zbardhjen e vrasjes së djemve të saj. 

Edhe ndërkombëtarët e kanë theksuar se vrasja ishte zingjirore dhe si e tillë kanë premtuar se do të zbardhet.

 Pavarësisht këtij premtimi, jo vetëm Vrasja e Kosovë e Albert Zeqirajt, por asnjë vrasje tjetër e pasluftës nuk është zbardhur.

Të gjitha vrasjet politike, që kanë ndodhur pas lufte, janë bërë për interesa të ngushta të grupeve të caktuara partiake shqiptare, nga njerëz që ishin kundër Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Por, ka edhe nga ata të cilët konsiderojnë se në këto vrasje janë të përfshira shërbimet e huaja sekrete, në veçanti ato serbe.

Familjarët e të vrarëve presin me ankth, për vite të tëra zbardhjen e së vërtetës. Kujt i pengonin këta njerëz, intelektualë e punëtorë të dalluar të Kosovës, që të vriteshin mizorisht dhe pabesisht prapa shpine.

Megjithatë, Shpresë e vetme mbetet Gjykata Speciale, pasi në mandatin e hetimeve të saj ka edhe zbardhjen e vrasjeve të kundërshtarëve politik.  

Duke qenë se mandati i saj do të jetë hetimi i krimeve që përfshijnë krimet nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000, atëherë shpresa e familjarëve rritet. Kjo pasi shumë vrasje politike kanë ndodhur përgjatë këtyre viteve, duke filluar nga vrasja e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, kolonel Ahmet Krasniqit, Shaban Manajt, Haki Imeri etj.

Të gjithë këta ishin bashkëpunëtorë dhe bashkëpartiak të Presidentit Ibrahim Rugova, andaj nuk ka se si të mos dyshohet e si të mos thuhet se këto vrasje u bënë për motive politike.

Zbardhja e këtyre vrasjeve të tfillonte lëmshin e vrasjeve që ndodhën pas vitit 2000 e që janë të shumta.

Në këtë mënyrë shpresohet se do të zbardhet edhe vrasja e Kosovë e Albert Zeqirajt.

Gjykata Speciale tashmë ka nisur punën konkrete të saj me intervistimin e të dyshuarve. E vërteta e vrasjeve politike mund të jetë më afër se kurrë.

Kosovës i duhej një drejtësi ndërkombëtare për ta zbardhur të vërtetën e vrasjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat