Krasniqi: Kanceri i shtetit për shoqërinë është korrupsioni, ja si çrrënjoset ky fenomen

Politika

Krasniqi: Kanceri i shtetit për shoqërinë është korrupsioni, ja si çrrënjoset ky fenomen

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
Ilustrim

Kosova ka dështuar në luftën e saj kundër korrupsionit, vlerëson opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Krasniqi thotë se, kjo klasë politike korrupsioni është cilësuar si endemik në Kosovë, pasi nuk luftohet korrupsioni me njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar.

Ai thotë se vetëm ata që nuk janë të korruptuar mund ta luftojnë korrupsionin.

Krasniqi tutje, shprehet se vetëm një qeverisje me duar të pastra mund ta çrrënjosë korrupsionin.

Image
Faik Krasniqi

 

“Respektivisht kjo klasë politike. Korrupsioni nga organizatat ndërkombëtare është cilësuar endemik në Kosovë. S'mund të luftohet korrupsioni me njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar. Korrupsionin mund ta luftojnë ata që s’janë të korruptuar. Kurse tek ne në ballë të kësaj lufte janë njerëzit më të korruptuar, dhe ata që e kanë instaluar korrupsionin në çdo pore të institucioneve të shtetit. Një qeverisje me duar të pastra mund ta çrrënjosë korrupsionin, kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë. Përndryshe, Kosova kurrë s'do të mund të ec përpara. Jo me këta njerëz në pushtet!”, thotë Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat