“Një luftë mes Serbisë ndaj Kosovës, do të vë në pikëpyetje ekzistimin e Serbisë”

Politika

“Një luftë mes Serbisë ndaj Kosovës, do të vë në pikëpyetje ekzistimin e Serbisë”

Nga: N.A Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:50
FSK-ja

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se te populli i Kosovës nuk duhet të egzistoj frika për ndonjë luftë të tanishme mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij Serbia e ka të qartë, pavarësisht kërcënimeve që na i bëjnë ditë e për ditë vendit tonë, sikur që e pranojnë edhe vet se me Amerikën nuk luftohet.

Image
Hajrullah Tërnava

“Situata në të cilën gjinden këto dy shtete fqinje, mund të llogariten se kjo i përngjan një konflikti të pandërprerë, me propaganda të llojllojshme nga ana e Serbisë, gjë që edhe në këto kohëra lirisht mund të thuhet se Serbia, nuk ka ndërruar asgjë nga programi politik i tyre po edhe të kohës Millosheviqijane. Po i shikuat TV programet serbe dhe mysafirët e këtyre programeve me tema të luftës apo të fqinjësisë me tjera shtete rreth kufijve me të cilat kufizohen, lirisht mund të thuhet se nuk ka ndryshim në politikat e mbas luftës, gjë qe i përngjajnë në tërësi asaj kohës se vështirë të  zhbërjes se Jugosllavisë. Edhe që mbretëron një situate e tillë, lufta mes këtyre dy shteteve ka përfunduar me marrëveshjen e Kumanovës 1999 kurse në fuqi ende është rezoluta e OKB 1244, e cila i jep KFOR-it dhe NATO-s kompetenca ti sigurojë kufijtë e shtetit të Kosovës dhe tërësinë e saj” ka thënë ai.

Tutje, Tërnava ka theksuar se Serbia i di mirë pasojat të cilat e presin, po ndodhi përgjigjja e shteteve mike që na e garantojnë sigurinë tonë.

“Po u sulmua Kosova nga ana e Serbisë forcat ndërkombëtare në fjalë nuk kanë çka të presin ndonjë rezolute ndërkombëtare fare, por ato kompetenca që i kanë munden menjëherë ti përdorin forcat e tyre për ta ruajtur territorin e Kosovës sikur e shpjegova. Serbia e ka të qartë këtë fakt, edhe ne kur na duket agresive në deklarimet armiqësore ndaj vendit tonë, mirë i dinë pasojat të cilat i presin, po ndodhi përgjigjja e shteteve mike që na e garantojnë sigurinë tonë. Një luftë mes Serbisë ndaj Kosovës në këtë kohë, do të thotë se do të bëhet në pikëpyetje ekzistimi i Serbisë për në të ardhmen. Këtë situatë Serbia e ka të qartë, dhe pranë kërcënimeve që na i bëjnë ditë e për ditë vendit tonë, sikur që e pranojnë edhe vetë se me Amerikën nuk luftohet, prandaj te populli i Kosovës nuk duhet të egzistojë frika për ndonjë luftë të tanishme mes Serbisë dhe Kosovës. Këto politika kërcënuese të Serbisë mund të marrim si luftë speciale dhe trysni, ndaj politikave tone dhe të popullit të Kosovës, që në bisedimet e radhës të bëjnë kompromise të dhimbshme, që një pjese e Kosovës, ti falet Serbisë në stilin e asaj çfarë po preferon edhe Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi” ka thënë Tërnava

Në fund, Tërnava ka nënvizuar se nëse Serbia dëshiron ta vazhdojë rrugën drejt BE-së duhet t`i ndryshojë këto politika nxitëse ndaj fqinjëve dhe t`i kontribuojnë pajtimit.

“Në të mirën e popullit serb kishte me qenë që ata ta ndërrojnë politiken e tyre ndaj shtetit tonë edhe ndaj tjerave shtete që dikur ishin bashkë në ish Jugosllavi e që me asnjë nga këto shtete nuk i kanë marrdhëniet e mira, por gjithnjë në konflikte me kërcënime të pandërprera. Mendoj se edhe ky popull gjithsesi kur ta kuptoj se nëse dëshirojnë me vazhdu rrugën drejt BE, e që janë edhe të kushtëzuar nga BE, duhet edhe ti ndryshojë këto politika nxitëse ndaj fqinjëve dhe ti kontribuojnë pajtimit me të gjithë ata që bënë lufta të pamëshirshme nga vitet 1991-1999. Ky botëkuptim iu imponohet edhe këtij populli serbe, se po lindin gjenerata të reja me edukata të kohës që duhen të ecin në hap me të arriturat botërore që i imponohen kohës” ka përfunduar Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat