Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Nga: N.A Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:58
Policia e Kosovës

Gadishulli Ballkanik është një vatër mjaft diskutabile sa i përket mundësisë për luftërave të reja në mes popujve.

Shikuar edhe nga aspekti historik, në Ballkan asgjë nuk është befasi, dhe në çdo moment mund të jetë qendër e konflikteve.

Image
Drizan Shala

Acarimi i kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte krye temë, derisa lufta ishte gjithashtu fjalë, e cila u përmend mjaft shumë nga liderët shqiptarë dhe ata serb. Të gjitha këto, erdhën pas vendosjes së taksës 100 % të produkteve të Serbisë nga ana e Kosovës ndërsa kulmi u arrit kur Kosova votoi kalimin e projektligjeve ku i hapi rrugë vendit që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se "nuk" do të ketë luftë të karakterit klasik shtet me shtet por më shumë do të përdoren shërbimet informative/sekrete ku këto përmes strukturave kriminale do të krijojnë hapësira/zona ku legjislatura e RKS-së nuk është funksionale dhe këtë gjë ta përdorin në arenën ndërkombëtare dhe të paraqitet Kosova si vend jo stabil.

“Gjithë këto kërcënime kanë më shumë karakter politik për ti bindur qytetaret e saj që ne ende luftojmë për Kosovën dhe të drejtën tonë. Ndërsa, në aspektin e sigurisë në mes Serbisë dhe Kosovës "nuk" do të ketë luftë të karakterit klasik shtet me shtet por më shumë do të përdoren shërbimet informative/sekrete ku këto përmes strukturave kriminale do të krijojnë hapësira/zona ku legjislatura e RKS-së nuk është funksionale dhe këtë gjë ta përdorin në arenën ndërkombëtare dhe të paraqitet Kosova si vend jo stabil. Pra, institucionet politike të Kosovës duhet që të përgatisin një pasqyre të qartë dhe platformë për t’ju vu në ballë veprimeve të aparaturës politike të Serbisë. Sa i përket në fushën e sigurisë Kosova më përmbylljen e arkitekturës se sigurisë (shtimi i kompetencave dhe mandatit të FSK-së) duhet që të investoj në kuadro dhe aparatura për t’ju përballur më një agresion siç është Serbia” ka përfunduar Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat