Taksa ndaj Serbisë, Krasniqi tregon çka ndodhë nëse ajo hiqet

Politika

Taksa ndaj Serbisë, Krasniqi tregon çka ndodhë nëse ajo hiqet

Nga: G.B Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës, që ta tërheq taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës është kundërpërgjigjur, duke thënë se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Mogherini gjithmonë ka qenë kundër Kosovës dhe pro Serbisë, derisa ndaj Kosovës ka pasur gjithmonë presion dhe jo edhe ndaj Serbisë.

“Federica Mogherini gjithmonë ka qenë pro Serbisë dhe kundër Kosovës. Në mënyrë tinëzare shpesh edhe hapur e shprehte simpatinë për këtë shtet, e në veçanti për presidentin e Serbisë Vuçiq. Edhe gjatë negociatave ia ka mbajtur anën Serbisë. Gjithmonë ushtronte presion ndaj Kosovës. Kurse ndaj Serbisë kurrë asnjë presion, edhe pse ajo asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk i zbatonte në praktikë”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit, BE është shndërruar në zëdhënëse të Serbisë me gjithë presionin që po e bën ndaj Kosovës dhe është dashur që të heqin vizat për Kosovën e jo të dalin kundër taksës dhe ushtrisë.

“Por gjithë ky presion i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, këtë Union e ka shndërruar në një zëdhënëse dhe avokate të Serbisë. Ky Këshill i BE-së është dashur që të mblidhen për heqjen e vizave qytetarëve të Kosovës, popullatës së vetme të izoluar në Evropë, e jo të mblidhen për interesa të Serbisë që të flasin për taksën dhe shndërrimin e FSK në Ushtri. Bashkimi Evropian të krijon përshtypjen sikur është krijuar për t'i shërbyer Serbisë, që me çdo kusht duan ta kenë pjesë të saj”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai thotë se Kosova nuk duhet ta heqë taksën, madje reciprociteti duhet të vazhdojë edhe në targa e gjëra tjera, derisa shton se dialogu me Serbinë duhet të na shërbejë si kush për heqjen e vizave.

“Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet ta heqë taksën 100% ndaj Serbisë. Përkundrazi. Reciprociteti me Serbinë duhet të shkojë ashtu siç ajo bën me Kosovën, edhe me targa e gjëra të tjera. Kjo për momentin është arma jonë e vetme që mund të luftojmë në fushën politike dhe ekonomike me Serbinë. Nëse zmbrapsemi ndaj presioneve të BE-së dhe Serbisë, gjatë bisedimeve do të jemi prapë në disavantazh dhe Serbia do të na shkatërrojë. Vazhdimi i dialogut me Serbinë duhet të na shërbejë si kusht dhe kartë për heqjen e vizave”, ka përfunduar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat