Pas Komandant Remit, Milaim Zeka tregon se kush e ka radhën për të shkuar në Gjykatën Speciale

Politika

Pas Komandant Remit, Milaim Zeka tregon se kush e ka radhën për të shkuar në Gjykatën Speciale

Nga: Drilon Rrahmani Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:44
Milaim Zeka

Gjykata Speciale ka dhënë sinjalet e para të fillimit të punës së saj, me thirrjen e ish komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të tjerët me radhë që do të ftohen nga kjo gjykatë, do të jenë shumica nga PDK-ja, por thotë se ftesa do të pranojnë edhe zyrtarë të tjerë nga të gjitha partitë politike në Kosovë.

“Pas ftesës së ish komandantit Remi, Gjykata do të ftoj edhe politikanë nga të gjitha partitë politike, mirëpo nga PDK-ja do të jenë shumica”, ka thënë Zeka.

Ai mendon se puna e Gjykatës Speciale do të “trazojë” skenën politike në Kosovë.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale me punën e saj, me thirrjet e saj, do të ndikojë shumë në skenën politike të Kosovës”, është shprehur Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat