“Rënia e Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe përkundër vendimit të favorshëm nga GJND, është pasojë e korrupsionit. Mos liberalizimi i vizave është pasojë e korrupsionit. Dëmtimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, edhe përkundër faktit se janë shpenzuar miliona euro në këtë drejtim, është pasojë e korrupsionit”, thotë Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Kosovë është hapur “Java Kundër Korrupsionit 2018”. Krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problemet më shqetësuese me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës.
Kosova nuk vuan nga ligjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ato janë nga më të mirat në Evropë. Por, Kosova vuan më shumë nga moszbatimi i këtyre ligjeve prej institucioneve kompetente, të cilat janë duke vazhduar këtë dukuri.
(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")