Deputeti i LDK-së ka disa fjalë për Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj

Politika

Deputeti i LDK-së ka disa fjalë për Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:47
Ramush Haradinaj dhe Haxhi Avdyli

Në Kosovë është hapur  “Java Kundër Korrupsionit 2018”. Krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problemet më shqetësuese me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës.

Kosova nuk vuan nga ligjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ato janë nga më të mirat në Evropë. Por, Kosova vuan më shumë nga moszbatimi i këtyre ligjeve prej institucioneve kompetente, të cilat janë duke vazhduar këtë dukuri.

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se, korrupsioni si dukuri ka qenë prezentë në Kosovë në vazhdimësi.

Sipas tij, ajo ka qenë prezent kryesisht në organet e prokurimit të tenderëve shtetëror.

“Ka pas raste të akuzave dhe dënimeve por ajo nuk është zvogëluar aspak. Matjet e perceptimit publik kanë treguar për organe shtetërore thellësisht të korruptuara. Kulminacioni i korrupsionit ka arritur në këtë qeveri e cila as nuk po e qanë kokën që ta luftojë korrupsionin. E dihet se nuk ka se si ta luftojë korrupsionin deri sa 1/3 e ministrave të kësaj qeverie janë me aktakuza”, thotë Avdyli për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, korrupsioni nuk luftohet nga personat që pushtetin e shohin si mjet për pasurim.

“Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj sikur e dijnë që shansi i fundit për pushtet dhe po mundohen ta maksimalizojne me punësime të militantëve e familjarëve dhe zhvatjen e parasë publike përmes ndarjeve legale të parasë për projekte të panevojshme dhe abuzimin me tenderë për firma klienteliste. Dhe si duket këto temat politike po iu konvenojnë që ta largojnë vëmendjen nga abuzimi me tenderë e punësime duke pasuruar veten dhe klanin e tyre. Korrupsioni nuk luftohet nga ata që pushtetin e shohin si mjet për pasurim e përfitime tjera familjare siç po e bën kjo klasë politike në pushtet që lirisht mund të quhet mafi politike”, potencon deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat