Zogaj: Kosova është në krizë të thellë

Politika

Zogaj: Kosova është në krizë të thellë

Nga: N.Sh Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 18:12
Skënder Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj thekson se, plaga kryesore që po ia merr frymën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, por edhe që po e degjeneron qenien shqiptare është korrupsioni që tashmë e ka mbërthye çdo pore të jetës institucionale dhe po e ngulfatë Kosovën si në kohë robërie!

“Kjo është e vërteta e trishtueshme që e dimë të gjithë por që nuk kemi se çfarë bëjmë sepse strukturat e korrupsionit janë të organizuara dhe të infiltruara brenda institucioneve te drejtësisë, të cilat janë vetë koka e korrupsionit. Prandaj, Kosova është në krizë të thellë, e cila nuk mund të tejkalohet pa një dridhje të fort, e cila duhet të ndodh, por që Kosova me forcat e veta nuk mund ta bëje, sepse, përfitimet nga Korrupsioni janë pastruar dhe legalizuar me bekimin e shtetit! Në këtë situatë Lufta kundër korrupsionit është e pamundur, sado që Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit edhe në Kosovë shënohet me deklarata pompoze, bile edhe nga heronjtë e korrupsionit!”, potencon Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat