Kush po takohet me Lumezin nga Agjencia Anti-korrupsion dhe pse nuk guzojnë lëndët ti procedojnë në Prokurori

Politika

Kush po takohet me Lumezin nga Agjencia Anti-korrupsion dhe pse nuk guzojnë lëndët ti procedojnë në Prokurori

Nga: N.Sh Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Aleksander Lumezi

Në Kosovë është hapur  “Java Kundër Korrupsionit 2018”. Krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problemet më shqetësuese me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës.

Kosova nuk vuan nga ligjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ato janë nga më të mirat në Evropë. Por, Kosova vuan më shumë nga moszbatimi i këtyre ligjeve prej institucioneve kompetente, të cilat janë duke vazhduar këtë dukuri.

Ish kandidati i pavarur për president Seremb Gjergji, pohon se, deklarata e ambasadorit të ri amerikanë, që qytetarët ta raportojnë korrupsionin është e mirëseardhur, por ka dëshirë që ai të jetë i pari që e deklaron publikisht një rast të tillë. Apo, të paktën t'ia bëjë me gisht se cili është i korruptuar.

Ai shton se, Kosova nuk ka nevojë për një Revolucion popullor, por për perspektivë.

Image
Seremb Gjergji

“Po besoj që përdorimi i parave të lobimit të përdorën për publikimin e librit së Presidentit Thaçi, është keqpërdorim dhe një lloj klasifikimi të korrupsionit sipas Kodit Penal të Kosovës. Kosova, nuk ka institucione të fuqishme që merret seriozisht me luftimin e korrupsionit në shtet. Agjencia Anti-korrupsion vetëm këtë vit ka 100 lëndë të personave të korruptuar në kuadër të Qeverisë. Por, askush nga kjo agjenci nuk guxon t'i procedoi në Prokurori. Vetëm takohen e bisedojnë me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi. Poashtu, Agjencia ka obligim t'i publikoi emrat në ueb faqen zyrtare, por nuk guxon t'i bëjë këto publikime. Andaj i thërras Ambasadorit amerikan Kosnnet, si ta bëjnë qytetarët këtë deklarim? Madje as OJQ-të nuk kanë guximin ta bëjnë deklamimin në Prokurori të informata që pranojnë”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Gjergji thotë se, është kanë një program njoftimi për rastet korruptive përmes SMS-ve apo Aplikacionit mobil online, por si rezultat ka dështuar.

“Andaj, mbetët vetëm Prokuroria e cila është e mbingarkuar me raste dhe secili rast është i veçantë – jo për nga pesha por koha dhe jetëgjatësia. Rasti i fundit kur gjykatësi nuk e lejon Prokurorin ta lexoi Aktakuzën, nuk do shpjegim. Atëherë çfarë drejtësie dhe lufte kundër korrupsionit po bëjmë. E mira në luftën kundër korrupsionit është se Kosova ka ligje të fuqishme kundër këtij fenomeni negativ. Por, aplikimi i tyre në praktikë është shumë i dobët. Por, faji nuk qëndron vetëm këtu. Komuniteti Ndërkombëtarë në Kosovë po i përkrahë fuqishëm institucionet e Kosovës, andaj në këtë proces mbrohet edhe korrupsioni”, thekson Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat