Përkeqësimi i raporteve shqiptaro – serbe dhe skenari për dështimin e shtetit të Kosovës

Politika

Përkeqësimi i raporteve shqiptaro – serbe dhe skenari për dështimin e shtetit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:03
Ilustrim

Përkeqësimi i raporteve shqiptaro – serbe mund të jetë një skenarë i përgatitur për ndarje, duke ditur se kjo përkrahet edhe nga një pjesë e shqiptarëve.

Kështu vlerëson analisti politik Leon Duhanaj, i cili shton se, një skenar i tillë mund të jetë përshkallëzim i situatës në Kosovë me qëllim të nxitjes së ndërhyrjes ndërkombëtare.

Ai tutje pohon se, një skenar i tillë do të nënkuptonte dështimin e Kosovës si shtet dhe ndarje.

Duhanaj thekson se, taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, 100% ndaj produkteve serbe duhet të qëndroj derisa Serbia t’i respekton dhe të zbatoj marrëveshjet që i ka shkelë deri më tani.

Image
Leon Duhanaj

“Përkeqësimi i gjendjes në Kosovë, përkatësisht i raporteve shqiptaro - serbe, mund të jetë pjesë e ndonjë skenari për ndarje. Edhe nëse ky nuk është, atëherë mund të shfrytëzohet nga serbet për destabilizim të plotë. Përkrahësit e ndarjes së Kosovës, për fat të keq, nuk janë më vetëm serbët por edhe një pjesë e shqiptarëve. Kjo nënkupton që skenari mund të jetë prishja definitive, ose përshkallëzimi i situatës me qëllim të nxitjes së ndërhyrjes ndërkombëtare”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, nga kjo mund të shpëtojmë me një syçelëti dhe unitet politik rreth një platforme kombëtare.

“Kjo do të nënkuptonte dështimin e projektit  të Kosovës si shtet multietnik dhe ndarje. Nga kjo gramcë, mund të shpëtojmë vetëm me syçelëti dhe me unitet politik rreth një platforme kombëtare. Taksa 100% duhet të qëndroj derisa Serbia t'i respektoj dhe zbatoj të gjitha marrëveshjet që i ka shkelë gjerë me tani. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë gjërat do të vazhdojnë sipas planeve pansllaviste që për fat të keq po i sponsorojmë edhe vetë!”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat