Çka ndodhi me letrat e Thaçit dërguar Prokurorisë për zbardhjen e vrasjeve?

Politika

Çka ndodhi me letrat e Thaçit dërguar Prokurorisë për zbardhjen e vrasjeve?

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Hashim Thaçi

Para dy viteve presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi patë shkruar prokurorisë se shtetit katër letra për të zbardhur vrasjet që kanë ndodh pas luftës.

Lidhur me këtë çështje nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj  ka thënë për “Bota sot” se në atë kohë ky institucion kishte kritikuar këtë veprim.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi dy vite me herët kishte kritikuar qasjen kur Prokurorit të Shtetit duhet ti tregohet apo kërkohet nga institucionet tjera në rastin konkret nga Presidenti i Republikës për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligji i aplikueshëm”, ka thënë ai për “Bota sot”.  

Ai ka thënë se ka munguar vullneti për zbuluar kryesit e veprave që ndërlidhen me motive politike

“IKD në vazhdimësi ka kërkuar nga sistemi prokurorial por edhe organet e sigurisë përgjegjësi dhe vullnet për të zbuluar kryesit e veprave që ndërlidhen me motive politike. Fatkeqësisht, ky vullnet ka munguar dhe është duke munguar si nga organet e sigurisë ashtu edhe ato te ndjekjes”, ka përfunduar Miftaraj  për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat