“Bashkimi i Mitrovicës, një goditje e madhe për planet Thaçi-Vuçiq-Rama”

Politika

“Bashkimi i Mitrovicës, një goditje e madhe për planet Thaçi-Vuçiq-Rama”

Nga: D. B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:48
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ditë më parë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e Ligjit që do ta bashkonte Mitrovicën në një komunë të vetme.

Bahtiri ka thënë se kërkesa e tij për bashkimin e qytetit është mbështetur nga shumica e partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.

Sipas Agim Bahtirit, bashkimi i Mitrovicës do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve dhe nuk ka rrugë tjetër.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të veprojnë sa më shpejt dhe ta dërgoj në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do të bashkonte Mitrovicën në një komunë, sepse nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit të qytetit.

Ideja e parë e Bahtirit nuk ka marrë mbështetje nga Qeveria e Kosovës. Për këtë arsye, Bahtiri sërish ka dalë me një plan të ri për bashkimin e jugut me veriun e Mitrovicës, dhe të  dy pjesëve në një komunë të vetme, përmes një peticioni, duke mbledhur  kështu 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës.

Image
Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi, ka thënë se përpjekjet e Agim Bahtirit për ta bashkuar Mitrovicën nuk shihen me sy të mirë nga ndarësit e Kosovës në Prishtinë e në Beograd.

Sipas tij, kur bashkohen ujku, çakalli e dhelpra bashkë, atëherë do të jetë rrezik shumë i madh për Kosovën dhe shqiptarët që kundërshtojnë idetë e këtyre tri “kafshëve”.

”Nëse do të kishte sukses në bashkimin e Mitrovicës, kjo do të ishte goditje e madhe për planet Thaçi-Vuçiq-Rama për ndarjen e vendit dhe faljen e veriut Serbisë. Thaçi kësisoj e lexoi në një deklaratë të tij edhe fillimin e procesit për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Fakti që pas kësaj iniciative ishin SHBA-të, kjo lexohet si sinjal i qartë se në Uashington nuk japin mbështetje për ndarjen e Kosovës. Dhe kështu shpresa e Thaçit dhe Daçiqit se me këtë akt Amerika dëshiron të marrë e të lirë Ramushin që të kthehet kah mbështetja për Thaçin, por kjo shpresë është thjesht një fantazi”, ka thënë profesor Bytyçi.

Ai konsideron se pengesa që krijon Agim Bahtiri është serioze për Thaçin dhe Beogradin.

“Nuk është njësoj si reagimet tona në media, pasi kjo është diçka më tepër. Kundërshtia e Bahtirit paralajmëron furtunë, paralajmëron se kufijtë nuk ndryshohen aq lehtë e firmën e një të çmenduri, dhe nëse ky i çmendur është president i Kosovës. Ndërsa, sa i përket përkrahjes për hapjen e Urës së Ibrit dhe bashkimin e qytetit nuk e ka as kryetari i sotëm i Mitrovicës, e as ish-kryetarët e mëparshëm, duke filluar nga Spahiu e deri te Bahtiri. Qëllimi i fundit paska qenë kjo që po shohim sot, pra ndarjen e Kosovës. Ai ka bërë politikë personale me veriun e Kosovës, sa herë ka qenë në vështirësi, dhe me lejen e Vuqiçit ka inskenuar e taktizuar gjoja forcë, por në fakt nuk ka qenë asgjë më shumë se një mashtrim”, ka thënë profesor Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat