Ish-eprori i UÇK-së, flet për Gjykatën Speciale: Ja kush e solli, këto janë pasojat...

Politika

Ish-eprori i UÇK-së, flet për Gjykatën Speciale: Ja kush e solli, këto janë pasojat...

Nga: D.RR Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Ish eprori i lartë i UÇK-TMK, njëherit ish anëtar i SHIK, Naim Miftari në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të sjellë turbulenca politike pasi do të ketë të ftuar nga të gjitha partitë politike.

Ai e quan të padrejtë këtë Gjykatë pasi që po amnistohet Serbia.

Ai thekson se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe kjo gjykatë s’mund ta njollosë atë, e gjithashtu thekson se fajin për formimin e Gjykatës Speciale e bartë mbi supe Presidenti Hashim Thaçi, pasi sipas Miftarit, ai po tenton t’i ikë dënimit duke sjellë “gjykata nga Serbia e Rusia”.

Image
Naim Miftari

“Fillimi i Gjykatës Speciale nuk do bëj shumë turbulenca politike pasi të gjitha partitë kryesore do të dëmtohen nga pak. Lufta çlirimtare e UÇK ka qenë luftë e pastër si loti dhe duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. UÇK nuk ka bërë krime të luftës aty s’ka dilemë, por gabimet tonat janë që përfundojnë edhe raste të pakta edhe me vrasje por janë raste individuale me përgjegjësi individuale. Gjykata Speciale është e padrejtë dhe selektive pasi amniston kriminelin e Ballkanit pra, amniston shtetin serb. Kjo gjykatë e pa drejt u sjell nga BE duke dashur ta joshin shtetin serb në BE që ta mbajnë larg Rusisë, kjo gjykatë u sjell pasi në Kosova nuk bëmë vet një shtet juridik ku do sundonte ligji dhe vetëm ligji ku çdo vrasje e pajustifikueshme e kujtdo qoftë shqiptarit apo e serbit apo e kushdo qoftë do ndjekej dhe do gjykohej pa mëshirë. Mungesa e një gjykate speciale për krime lufte na ka kushtuar shumë dhe presidenti Hashim Thaçi dhe kompania rreth tij mbajnë barrën kryesore për dështimin e shtetit tonë, dështimin e ligjit e gjyqtarëve të Kosovës edhe kontrabandimin, edhe votimit për këtë gjykatë ka vulën e presidentit tonë duke dashur ti ik vet dënimit z. Thaçi është në gjendje të sjell edhe gjykata tjera ndërkombëtare edhe nga Rusia apo Beogradi”, ka thënë Miftari.

Ai thekson se, ka krime të kryera nga individë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata përfaqësojnë UÇK-në  dhe ta njollosin atë me krimet e tyre.

“Kosova nga pas lufta sundohet nga krimi i organizuar politik, thirrja e komandant Remit dhe e disa tjerëve që do arrestohen dhunshëm po nuk shkuan vet edhe pse besoj se çdo pjesëtar i UÇK do t’i përgjigjet pozitivisht gjykatës dhe kjo gjykatë do të dështoj ta njollosë luftën tonë çlirimtare. Nuk e them se Remi e shumë Rema tjerë multilioner të pas luftës janë të pa fajshëm që janë sot shumica politikan të korruptuar profiter që luftën çlirimtare dhe politiken e shfrytëzuan vetëm për t’u pasuruar jo ndershëm dhe jo ligjërisht. Këta njerëz që e kanë kthyer mbrapsht vendin tonë sot e ia kanë humb shpresën vendit tonë vendin e kanë në gjykata dhe nëpër burgje por në gjykata dhe burgje të Kosovës që fatkeqësisht sot nuk i kem të lira pasi shteti- drejtësia është e kapur nga milionerët e krimit të organizuar që disa janë ish komandantë të luftës si nga Llapi, Drenica, Dukagjini e nga tërë Kosova dhe meritojnë burg, por jo nga prokurorët e huaj po ashtu të korruptuar politikisht që qëllimin e kanë vetëm ta dëmtojnë shtetin e Kosovës, ekzistencën e shtetit tonë. Pasi dihet shumë mirë e din edhe ndërkombëtarët se krimet e mundshme të UÇK janë minimale dhe fëmijërore nëse i krahasojmë me krimet, vrasjet, dhunimet, djegiet, humbja e kufomave shqiptare, pastrimi etnik i Kosovës i bërë nga shteti Serb, ushtrisë, policisë, njësive paramilitare, dhe shërbimit sekret Serb kundër shqiptarëve autokton. Prandaj, kjo gjykatë është anti shqiptare selektive dhe jo e drejt, por fajin e kemi vet se kemi kriminel që e udhëheqin shtetin nga pas lufta gjer sot”, është shprehur Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat