Haziri: Ideja e Bahtirit populiste

Politika

Haziri: Ideja e Bahtirit populiste

Nga: D. B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e Ligjit që do ta bashkonte Mitrovicën në një komunë të vetme.

Sipas Agim Bahtirit, bashkimi i Mitrovicës do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve dhe nuk ka rrugë tjetër.

Ideja e parë e Bahtirit nuk ka marrë mbështetje nga Qeveria e Kosovës. Për këtë arsye, Bahtiri sërish ka dalë me një plan të ri për bashkimin e jugut me veriun e Mitrovicës, dhe të dy pjesëve në një komunë të vetme, përmes një peticioni, duke mbledhur kështu 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës.

Image
Nexhat Haziri

Ndërsa, opinionisti Nexhat Haziri, ka pohuar se i ashtuquajturi plan për bashkimin e Mitrovicës i lansuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, pjesës jugore, Agim Bahtiri i ngjan një “shou” të llojit të vet, pasi është vetëm një ide populiste e të parit të komunës së Mitrovicës.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka akoma një plan të hartuar se si do të duket dhe se si do të funksionoj qyteti i Mitrovicës me dy komuna, e në këtë plan patjetër se do të përfshihen të dy komunitetet në këtë qytet, pra komuniteti shqiptar dhe ai serb dhe do të jetë temë edhe në Bruksel.

“Çfarëdo plani që është i njëanshëm, pra edhe ky aktual nga Agim Bahtiri, është vetëm ide popullsitë për konsum të brendshëm politik, dhe nuk do ti kontribuoj kthimit të jetës normale dhe kthimin e besimit ndërmjet komuniteteve për të jetuar dhe punuar në një qytet të përbashkët. Nuk besoj se qeveria e Kosovës e ka atë komoditet sa që t`i marrë me seriozitet apo t'iu kushtojë vëmendje ideve populliste të kudo qofshin, sidomos ato që kanë të bëjnë me qytetin e Mitrovicës”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat