Mehmeti: Plani i Agim Bahtirit i ngjanë lojërave të Don Kishotit

Politika

Mehmeti: Plani i Agim Bahtirit i ngjanë lojërave të Don Kishotit

Nga: D. B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Faton Mehmeti

Plani fillestar që kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e kishte bërë të ditur për bashkimin e qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, duket se nuk po gjenë mbështetje.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se Agim Bahtiri është i mirë vetëm për të treguar përralla, meqë i shkon shumë mirë roli i Nasradin Hoxhës.

Në një prononcim për “Bota sot” ai ka thënë se Bahtiri si politikan nuk ka fare dijeni dhe si i tillë e dëshmon çdo ditë.

“Sikur të ishte kaq i lehtë bashkimi i Mitrovicës atëherë kjo çështje do ishte harruar. A thua kaq injorantë kanë qenë paraardhësit e Bahtirit sa nuk e kanë ditur që me kaq pak nënshkrime nuk ndodh bashkimi ?! Plani i Agim Bahtirit i ngjan lojërave të Don Kishotit, me të cilin të gjithë u tallnin. Për më tepër që Bahtiri është kryetar komune, e kjo vetëm sa e rrit dëmin ndaj qytetarëve të Mitrovicës. Ne fakt Bahtiri nuk ka fare plan përveç fjalëve boshë si marketing politik por që nuk prodhojnë rezultate. Andaj, Agim Bahtiri le të merret me kërpudhat që i premtoj se bashkimi i Mitrovicës është peshë e rënd për Agim Bahtirin”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat