Gjykata Speciale tronditë krahun e luftës në politikë!

Politika

Gjykata Speciale tronditë krahun e luftës në politikë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:36

“Shumë nga këta ndodhen në pushtet, por janë abuzuesit e gjakut të shenjtë të derdhur për liri, prandaj nuk janë krahu i luftës, por mashtruesit e popullit!  Ndërkombëtarët e dinë mirë situatën dhe po apelojnë që kriminelët të shkojnë ku e kanë vendin! Gjykata do të tregoj kush janë kriminelët dhe i mbetet popullit të Kosovës që të gjykojë dhe të vendos kush duhet të qeverisë vendin!”, thotë analisti Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot:

I ashtuquajturi “Krahu i luftës” në Kosovë, që nga paslufta kanë qenë njerëzit kyç në politikë bërjen e Kosovës.

Ata përveç shumë proceseve në të cilat ishin figura kyçe, aktualisht udhëheqin me qeverinë e Kosovës.

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u treguan të denjë në luftë, në paqe dështuan.

Ata nuk e kanë përkrahjen e popullit e as të miqve tanë ndërkombëtare për shumë çështje jetike për qytetarët e Kosovës.

Kanë dështuar shumë në paqe! Përfituan nga lufta, përfituan edhe nga paqja. Krijuan pasuri dhe me ta në krye u rrit kriminaliteti, në vend se të ndodhte e kundërta.

U pasuruan, u bën milionerë për një kohë të shkurtër, e pasuria e tyre është e dyshimtë. Ata keqpërdorën paranë publike, zhvatën taksat e popullit. U pasuruan për të jetuar në pallate, e në anën tjetër populli jeton në skamje. Qytetarët vetëm në ëndrra jetojnë luksin e pushtetarëve!

Kosova ngeci

Për fajin e “krahut të luftës”, Kosova ka ngecur në shumë procese të rëndësishme për tu bërë pjesë e organizatave të ndryshme evropiane.

Qytetarët janë të bllokuar, të izoluar brenda Evropës dhe Ballkanit! E kjo është ekskluzivisht për shkak të mos punës së Qeverisë së Kosovës, “krahut të luftës”, të cilët përveç interesave klanore asnjëherë nuk e menduan interesin qytetar.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat