Gecaj thotë se Qeveria vendosi taksën për të mbuluar dështimet

Politika

Gecaj thotë se Qeveria vendosi taksën për të mbuluar dështimet

Nga: G.B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 22:14
Bajram Gecaj

BE vazhdojë të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të heqë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ndërsa që Qeveria thotë se taksa nuk do të hiqet deri sa Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lidhur me këtë, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se taksa po përkrahet nga qytetarët e Kosovës, pasi Serbia prej kohësh e ka tepruar me shkeljet e saj.

“Ajo çfarë mund t'u them është se taksa prej 100 për qind është një masë të cilën sipas të gjitha gjasave e përkrah secili qytetar i Republikës së Kosovës, pasi që Serbia ka kohë që e ka tepruar me shkeljet e saja dhe mosrespektimin e së paku asaj për çka janë pajtuar dhe kanë nënshkruar marrëveshje”, ka vlerësuar Gecaj.

Por sipas tij, e gjithë kjo është bërë në mungesë të suksese të zgjidhjeve të çështjeve tjera dhe dëshirojnë ta arsyetojnë dështimin me këtë.

“Megjithatë, unë nuk kam asnjë besim se kjo qeveri këtë e ka bërë për arsyet të cilat i përmenda, dhe dyshoj se i kanë paraparë konsekuencat e këtij vendimi dhe se kanë plan B, C, apo D, se si të dalin nga një situatë të cilën e kanë krijuar me këtë vendim. Gjithashtu, besoj se në mungesë të sukseseve në zgjidhjen e cilësdo çështje "të madhe", të propaguar gjatë fushatës zgjedhore, si dhe duke dëshiruar të mbulojnë dështimet dhe aferat e përditshme, kjo qeveri tani i qaset disa temave populliste, me të cilat dëshiron të arsyetojë gjithë këto dështime”, ka theksuar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat