Kosovën e duan ata që e krijuan, ideja e Thaçit, Mogherini-t, Vuçiq-it e Ramës nuk do të realizohet

Politika

Kosovën e duan ata që e krijuan, ideja e Thaçit, Mogherini-t, Vuçiq-it e Ramës nuk do të realizohet

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustrim "Bota sot"

Shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini deklaroi ditë më parë se është ende e bindur se pavarësisht vështirësive ekzistuese, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojë.

Mogerini tha se BE vazhdon të ofrojë mbështetje të plotë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të dalë me një rezultat pozitiv - një marrëveshje ligjërisht detyruese që do të zgjidhë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

"Është e rëndësishme për BE-në dhe është e qartë që nga fillimi se do të mirëpresim rezultatin që në mënyrë gjithëpërfshirëse trajton të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin në një mënyrë të detyrueshme ligjërisht dhe në lidhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rregullat e BE-së. Do të thotë se nuk ka ndarje etnike brenda vendeve dhe mes vendeve"tha Mogherini e pyetur nëse ideja e korrigjimit të kufijve është e pranueshme për BE-në. 

Publicistë të njohur kanë komentuar deklaratat e Mogerini duke prolonguar  se si do të parandalohet kjo ide, duke qenë se edhe Thaçi po e kërkon Luginën ndërsa Vuçiqi veriun, që në tërësi i bie shkëmbim territoresh.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat