“Thaçit po i afrohet dita e prangave për në Hagë”

Politika

“Thaçit po i afrohet dita e prangave për në Hagë”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:27
Hashim Thaçi

Shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini deklaroi ditë më parë se është ende e bindur se pavarësisht vështirësive ekzistuese, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojë.

Mogerini tha se BE vazhdon të ofrojë mbështetje të plotë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të dalë me një rezultat pozitiv - një marrëveshje ligjërisht detyruese që do të zgjidhë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

"Është e rëndësishme për BE-në dhe është e qartë që nga fillimi se do të mirëpresim rezultatin që në mënyrë gjithëpërfshirëse trajton të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin në një mënyrë të detyrueshme ligjërisht dhe në lidhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rregullat e BE-së. Do të thotë se nuk ka ndarje etnike brenda vendeve dhe mes vendeve"tha Mogherini e pyetur nëse ideja e korrigjimit të kufijve është e pranueshme për BE-në. 

Publicistë të njohur kanë komentuar deklaratat e Mogerini duke prolonguar  se si do të parandalohet kjo ide, duke qenë se edhe Thaçi po e kërkon Luginën ndërsa Vuçiqi veriun, që në tërësi i bie shkëmbim territoresh.

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi në një bisede me gazetën “Bota sot” ka thënë se ndarja e Kosovës në çdo formë do të çojë minimum në pastrimin etnik të serbëve në jug të Ibrit e përfundimisht në Kosovë do të kishte më pas nja dy për qind popullsi minoritetesh si kroatë, romë, ashkali, egjiptianë, boshnjakë apo malazezë e turq!

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

“Shefja e diplomacisë evropiane e bëri këtë deklaratë, duke dhënë një sinjal tërheqjeje nga projekti fillestar. Me sa duket partnerët evropianë kanë pasur vërejtje ndaj saj, sepse ndarja e veriut të Kosovës do të thoshte krijimi i një shteti të pastër etnik në Kosovë dhe ndarje sipas vijave etnike. Ndaj, ajo përmendi këtë fakt, me qëllim që të sigurojë kritikët e saj se “nuk është ashtu”! Është kjo një lojë tinzare e saj, e njëjtë me lojën tinzare të Hashim Thaçit, kur thotë se “Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti të pastër etnik në Kosovë”, se “Kosova do të ruajë multietnicitetin e saj” e të tjera përralla të kësaj natyre! Them përralla se ndarja e Kosovës në çdo formë do të çojë minimum në pastrimin etnik të serbëve në jug të Ibrit e përfundimisht në Kosovë do të kishte më pas nja dy për qind popullsi minoritetesh si kroatë, romë, ashkali, egjiptianë, boshnjakë apo malazezë e turq! Secili minoritet me nga 1-2 mijë banorë. Sepse asnjë serb nuk do të mbetet në Kosovë, nëse ajo ndahet. Kjo do të ndodhë edhe për faktin se serbët në jug të Ibrit nuk do të ndiheshin të sigurt, por edhe nga frustrimi i shqiptarëve si rezultat i zbatimit të një padrejtësie shtesë ndaj tyre” ka thënë Bytyçi

“Mogherini, ushtare e Vuçiqit”

Tutje, Bytyçi ka shtuar se as Mogherini, as Hashim Thaçi, as Aleksandër Vuçiq, as Edi Rama, ose të katër të bërë bashkë, nuk do të kenë kurrë farë mundësie që ta realizojnë planin e ri copëtimit të territorit të Kosovës.

“Mogherini nuk heq dorë kështu nga ndarja e Kosovës. Ajo është e përkushtuar në shërbimet e saj ndaj Beogradit dhe Moskës. Por ajo është e pafajshme për këtë, nëse kemi parasysh se vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një përkushtim edhe më të madh se Mogherini për këtë. Por Mogherini së paku pranoi se ideja është e Aleksandër Vuçiq, duke lënë të nënkuptohet se ajo është një ushtare e presidentit të Serbisë. Ndërkohë Hashim Thaçi edhe është ushtar i kreut të shtetit serb, edhe thotë se “Jo unë këtë e kam ide timen”!”, ka thënë profesori.

Megjithatë, Bytyçi potencon se as Mogherini, as Hashim Thaçi, as Aleksandër Vuçiq, as Edi Rama, ose të katër të bërë bashkë, nuk do të kenë kurrë farë mundësie që ta realizojnë planin e ri copëtimit të territorit të Kosovës.

“Nëse Konferenca e Ambasadorëve në Londër e copëtoi Shqipërinë në vitin 1913, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e mbrojtën atë nga ri copëtimi në vitin 1918 dhe ishin gjeranët e Hitlerit që e ribashkuan në vitin 1941. Më parë një pjesë të madhe të Kosovës e kishin ribashkuar me Shqipërinë edhe italianët e Musolinit! Sot situatat kanë ndryshuar në favor të shqiptarëve.” ka thënë Bytyçi.

“Thaçit po i afrohet dita e prangave për në Hagë”

Në fund, profesori ndërkombëtar ka nënvizuar se prandaj Thaçi është i dënuar të shkojë në Hagë e presioni që ai bën me ndarjen e Kosovës e destabilizimmin e rajonit nuk mund të ecë më.

“Në Evropë disa nuk e duan shtetin e Kosovës e këtu bën pjesë edhe Frederica Mogherini. Nuk e do edhe vetë presidenti i Kosovës. Por, fatmirësisht ata që e krijuan këtë shtet, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania e duan atë! Dhe për inat të Mogherinit, Thaçit, Vuçiqit e Ramës, ky shtet nuk do të ri copëtohet. Unë arrij në këtë konkluzion, sepse ndërsa Thaçi u lodh duke fluturuar nga Prishtina në Uashington e në Nju Jork, askush nuk i ka shtruar vitet e fundit ndonjë qilim të kuq që ta priste, siç u prit psh Ramush Haradinaj në departamentin e Mbrojtjes”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat